Projekti i Porto-Romanos që në vitin 2004, bashkitë nuk i kanë humbur financimet
Camille Nuamah, Përfaqësuese e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri hedh poshtë pretendimet e deputetëve socialistë dhe të mediave të Edi Ramës
Në mënyrë të përsëritur, Banka Botërore ka reaguar dje, duke përgënjeshtruar disa spekulime të disa deputetëve të PS-së, apo edhe të një pjesë të mediave shqiptare, të njohura për lidhje me Edi Ramën, për projektet e saj në Shqipëri.
Camille Nuamah, Përfaqësuese e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, ka sqaruar të vërtetën e investimet në zonën e Porto Romanos, si pjesë e një projekti të nisur në bashkëpunim me qeverinë shqiptare që në vitin 2004.
Duke u ndalur edhe në sqarimet lidhur me ristrukturimin e pritshëm të Projektit të administrimit dhe të menaxhimit të tokës, Camille Nuamah, Përfaqësuese e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, ka hedhur poshtë pretendimet e drejtuesve e deputetëve të PS-së, por edhe të një pjesë të mediave shqiptare, lidhur me pasaktësinë e shtrembërimet e tyre, për të vërtetën e financimeve të kësaj banke, që nuk i janë hequr disa bashkive, për t’ju dhënë disa bashkive të tjera, duke pasur kriter përkatësitë politike të drejtuesve të këtyre bashkive.
Midis të tjerave, Camille Nuamah, Përfaqësuese e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, ka rikonfirmuar garancitë, sipas të cilave do të vazhdojë ende bashkëpunimi me qeverinë shqiptare, në bazë edhe të një strategjie të ardhshme të partneritetit të vendit, për periudhën nga qershori 2010 deri në qershor 2014.
“Si pjesë e këtij procesi, Banka ka ndërmarrë një rishikim të investimeve të saj në Shqipëri gjate viteve. Që nga viti 1991, Banka ka investuar pothuajse mbi $ 1milaird në formën e kredive pa interesa në të gjithë vendin. Edhe tani me investimet në zbatim që kapin shifrën prej $ 265 milionë, investimet e financuara nga Banka Botërore janë të pranishme në mbi 43 bashki dhe 230 komuna”, është shprehur Camille Nuamah.
Porto-Romano
Sipas Camille Nuamah, Përfaqësuese e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, mësohet se, është në mënyrë të padrejtë, është deklaruar se zona e Porto Romanos kohët e fundit i është shtuar Projektit të Menaxhimit të Integruar të Zonës Bregdetare dhe Pastrimit, në kuadrin e ristrukturimit që i është bërë së fundmi projektit.
“Kjo nuk është e saktë|, ka vënë pikat mbi “i” Camille Nuamah, duke sqaruar edhe “pse”-në
Sipas përfaqësuese së Bankës Botërore në Shqipëri, mësohet se, në vitin 2003, Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) kërkoi një vlerësim mjedisor, i cili identifikoi pesë pika të nxehta mjedisore për t’u pastruar në Shqipëri. Ish-uzina kimike në Porto Romano në Durrës u rendit e para për shkak të rreziqeve të rënda që kjo zonë paraqiste për shëndetin e njerëzve, ujërat nëntokësore, dhe habitatet detare. Studimi rekomandoi ndërmarrjen e veprimeve urgjente dhe i bënte thirrje komunitetit ndërkombëtar që ofronte ndihmë emergjente në këto fusha prioritare.
Më tej, Camille Nuamah, ka sqaruar se ky projekt e ka origjinën e tij në vitin 2004, pas kërkesës për ndihmë e mbështetje nga ana e qeverisë shqiptare.
“Në vitin 2004, qeveria kërkoi mbështetjen e Bankës Botërore për të rehabilituar zonën e Porto Romanos. Ndërkohë, Qeveria e Holandës shprehu interesin e saj për të mbështetur pastrimin. Po ashtu, një grant Japonez (PHRD), prej US $ 250,000, financoi realizimin e studimit të fizibilitetit për rehabilitimin e zonës. Më vonë në vitin 2004, Banka Botërore ra dakord për të përfshirë në një projekt të vetëm dy projektet e veçanta: atë të menaxhimit të zonës bregdetare dhe atë të pastrimit të Porto Romanos, i njohur tashmë si Projekti i Menaxhimit të Integruar të Zonës Bregdetare dhe Pastrimit. Qeveria e Holandës angazhoi një shumë prej 5 milionë dollarësh për këtë pastrim dhe më vonë në vitin 2006 akordoi paralelisht edhe € 1 milion për ripaketimin dhe asgjësimin e sigurt të mbeturinave kimike të depozituara në Bishtin e Pallës në një fabrikë të specializuar në Gjermani”, argumentoi Camille Nuamah të vërtetën e projektit për Porto Romanon, duke hedhur poshtë pretendimet e një pjese të mediave shqiptare për lidhje, apo implikime të personave të lidhur me drejtues të ekzekutivit shqiptar.
Sipas, përfaqësuese se Bankës Botërore, mësohet se, disa familje që banonin në këtë zonë janë sistemuar diku tjetër nga Ministria e Mjedisit dhe bashkia e Durrësit si dhe janë realizuar Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe projektet e rehabilitimit. Kohët e fundit është aprovuar leja e punimeve, të cilat pritet të fillojnë së shpejti.
Financimet e bashkive
Përfaqësuese e Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Camille Nuamah, është ndalur edhe në sqarimet për disa hamendësimeve e trillimeve të deputetëve të PS-së, por edhe të mediave të lidhura me kreun e PS-ë Edi Rama, për trillimet dhe sajesat ëpr zhvendosje financimesh, nga bashkitë socialistë në ato demokrate.
Për Camille Nuamah, Projekti i Administrimit dhe Menaxhimit të Tokës (LAMP), është projekti më i madh dhe ndoshta më kompleks, i financuar nga Banka Botërore në Shqipëri me një shumë prej 56 milionë US $ (ku 35 milionë US $ dollarë janë dhënë nga Banka Botërore) i zbatuar prej tri ministrish – atë të Drejtësisë, Punëve Publike dhe asaj të Brendshme; si dhe me përfshirjen e 10 bashkive: Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kamëz, Korçë, Lushnjë, Shkodër dhe Vlorë. Ky projekt përbëhet nga tri komponentë të ndarë, por të lidhur me njëri-tjetrin. Projekti bashkëfinancohet nga SIDA suedeze dhe Qeveria Japoneze.
Sipas përfaqësueses së Bankës Botërore në Shqipëri, mësohet se, komponenti A financon modernizimin e Zyrës së regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) si dhe regjistrimin e parë të mbi 400.000 parcelave të tokës urbane në disa nga këto qytete. Komponenti A menaxhohet nga ZRPP në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.
Komponenti B ka mbështetur hartimin e ligjit të ri të planifikimit urban, teknologjitë e GIS, dhe përgatitjen e planeve urbanistike në tetë bashki dhe menaxhohet nga Ministria e Punëve Publike. Ndërkohë, Komponenti C, i cili do të financonte dy blloqe investimesh të infrastrukturës bashkiake. Ai menaxhohet nga Ministria e Brendshme në bashkëpunim me bashkitë përfituese. “Nga bërja efektive e projektit në muajin korrik 2007 deri në janar 2010, komponenti C nuk ka dhënë asnjë një kontratë të punimeve civile, pavarësisht nga përpjekjet e vazhdueshme dhe mbështetja e Bankës Botërore gjatë supervizimit të projektit. Vitin e kaluar, Banka i kërkoi Qeverisë që të bënte ndryshimet e nevojshme për përshpejtimin e zbatimit, por progresi nuk ka qenë domethënës”, u shpreh Camille Nuamah, duke sqaruar se fati i këtyre financimeve është i njëjtë për të gjitha bashkitë, duke hedhur poshtë pretendimet se kanë ngelur jashtë financimit, bashkitë e majta.
Përmbytjet në veri
Përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri, u ndal edhe në te përmbytjet e muajit maj, në pjesën veriore të vendit. Sipas Camille Nuamah, asnjë qindarkë e llogaritur ëpr projekte të tjera të Bankës Botërore, nuk ka shkuar për këto zona të përmbytura, sikurse pretendojnë deputetë të PS-së dhe mediat të lidhura me Edi Ramën. Por, përfaqësuesja e kësaj banke në Shqipëri, ka saktësuar e ka qenë qeveria shqiptare, që i ka bërë thirrje komunitetit të donatorëve për sigurimin e burimeve për të rindërtuar urgjentisht infrastrukturën e dëmtuar, në veçanti në fushën e kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet në zonat të cilat ishin më të prekurat.
Nga ana e saj, “Banka Botërore nuk jep burime në formën e kompensimit/ndihmave për përballimin e situatës, pasi kjo nuk është brenda mandatit të Bankës Botërore, por Politika e saj e Reagimit ndaj Emergjencave e lejon Bankën të shqyrtojë mundësinë e rialokimit të fondeve nga projektet ekzistuese të pashfrytëzuara, për të ndihmuar me financim rindërtime emergjente. Banka i sugjeroi qeverise qe ndoshta mund te konsideroheshin fondet e papërdorura te LAMP-it. Më datën 1 prill 2010, Banka mori kërkesën zyrtare nga Qeveria për të parë mundësinë e rialokimit në kuadër të projektit LAMP”, sqaroi Camille Nuamah