E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendëspresidenti Philipe Le Houerou i kërkoi ndjesë qeverisë shqiptare

BB miratoi ristrukturimin e Projektit të Menaxhimit të Integruar të Bregdetit dhe Pastrimit në Shqipëri

Disa ditë më parë, Banka Botërore miratoi ristrukturimin e Projektit të Menaxhimit të Integruar të Bregdetit dhe Pastrimit në Shqipëri. Bordi i Drejtorëve të saj, miratoi në 22 mars ristrukturimin e Projektit të Menaxhimit të Integruar të Bregdetit dhe Pastrimit (ICZMCP). Për ristrukturimin e këtij projekti u diskutua dhe u ra dakord me qeverinë shqiptare.
Projekti i Bankës Botërore për menaxhimin e bregdetit të jugut të vendit, më se një vit më parë, u bë objekt i akuzave të pabaza të mediave të kontrolluara nga Edi Rama, të cilat sajonin të pavërteta për përfshirjen e qeverisë shqiptare, në këtë projekt. Ndërkohë, sikurse u mësua nga e vërteta a e zbardhur më pas, ishin interesa të klaneve të caktuara biznesmenësh të lidhur me Edi Ramën, që synonin të bënin pjesë të interesave të tyre të ngushta, pjesën e Jalës.
Pas pezullimit të përkohshëm të projektit, si edhe pas zgjidhjeve të problemeve të saj të brendshme, prej rreth 10 ditësh, Banka Botërore, i ka dhënë “ok”, vazhdimit të këtij projekti.
Pas sqarimit të problemeve të brendshme të saj, Banka Botërore mori përsipër përgjegjësinë e gabimeve në projektin e menaxhimit të integruar të bregut të jugut, për të cilën u sulmua qeveria “Berisha” me një valë kritikash dhe akuzash tërësisht të pabaza.
Jo vetëm kaq, por, ky vendim i Bankës Botërore, u muar rresht dy muaj pasi Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Philipe Le Houerou, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në mesin e muajit janar të këtij viti, duke marrë fjalën në mbledhjen e Komitetit Ndërministror, nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha, kërkoi ndjesë, duke pranuar se gabimet në projekt ishin të Bankës Botërore dhe jo të qeverisë shqiptare. Me këtë ndjesë të kërkuar, Banka Botërore, jo vetëm që pranoi gabimet e bëra në projekt, por shoi edhe zërat hileqarë, njëherazi duke ju dhënë përgjigje të merituar amplifikatorëve politikë e mediatikë të Edi Ramës dhe grupeve të interesit, të grumbulluar rreth tij.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›