Sot, mitingu-protestë në sheshin "Skënderbej"

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Petrit Vasili, ftoi publikisht gjithë qytetarët të jenë të pranishëm në sheshin "Skënderbej", në orën 16:00. Sipas tij, të gjithë qytetarët e kanë të qartë se cdo lëvizje jashtë votës së lirë është lëvizje jashtë sistemit, e cila cekuilibron jetën dhe liritë e qytetarëve në këtë vend.
Uniformat blu kanë marrë masat e rastit për të garantuar mbarëvajtjen e këtij tubimi të paralajmëruar. Në këtë linjë është vendosur të kufizohet qarkullimi i makinave në oraret e zhvillimit të protestës.
Një ditë para protestës për Kodin zgjedhor, Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me komisionarin e BE-së për Zgjerimin Oli Rehn.
Gjatë këtij takimi, Meta paraqiti shqetësimet mbi problemet që ka Kodi i ri Zgjedhor, mungesën e garancive për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, si dhe monopolizimin që kanë bërë dy partitë e vjetra PD dhe PS, për administrimin e procesit zgjedhor, në kundërshtim me rekomandimet e OSBE-ODIHR si dhe me dokumentet e rëndësishme ndërkombëtare për zgjedhjet.