PS nuk njeh komisionin hetimor. Hysi: Nuk tërhiqemi nga përpjekjet për transparencë
Partia Socialiste nuk njeh ngritjen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit për të cilin Kuvendi votoi me shumicë votash, duke e vlerësuar atë inekzistent. Në përfundim të mbledhjes së zhvilluar në selinë rozë, deputetja Vasilika Hysi akuzoi kryeparlamentaren Topalli për vjedhjen e nismës së PS, në një kohë kur opozita kishte paraqitur me shkrim para fillimit të seancës tërheqjen nga nismat e saj. Sipas Hysit ngritja e komisionit hetimor nuk do të bënte gjë tjetër, veçse do të thellonte krizën në vend.
“Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste nëpërmjet kryetarit të saj, paraqiti kërkesën si me shkrim edhe me deklarim në seancë, për heqjen dorë nga të dy nismat e opozitës përpara votimit të tyre në parim në seancë plenare, sic e përcakton neni 72 i Rregullores së Kuvendit.E drejta e heqjes dorë nga inisiativa e propozuar është një e drejtë e patjetërsueshme, e garantuar dhe e pavarur nga vullneti i mazhorancës. Spikerja e Kuvendit e pranoi tërheqjen tonë nga inisiativa ligjore, por me një nisëm personale të paligjshme dhe të shprehur pa asnjë sens etik, e hodhi në votim inisiativën për ngritjen e komisionit hetimor duke ngritur praktikisht një komision që ligjërisht është inekzistent” tha Hysi.
Deputetja socialiste bëri më tej të ditur qëndrimin e grupit parlamentar socialist për të vazhduar përpjekjet për transparencë si dhe për të shpëtuar zgjedhjet e ardhshme nga korrupsioni dhe parregullsitë. Hysi u bëri thirrje ndërkombëtarëve të marrin në konsideratë shkeljet që iu bënë kushtetutës së seancën parlamëntare të së premtes si dhe dhunën e ushtruar nga pushteti.
“Grupi Parlamentar Socialist i bën apel pikërisht miqve e partnerëve ndërkombëtarë për të marrë në konsideratë faktin shumë shqetësues se zgjidhja që u dha prej pushtetit të premten në darkë jo vetëm nuk e zgjidh po e thellon krizën, por edhe bie ndesh thelbësisht me përpjekjen e tyre për një zgjidhje kompromisi bazuar mbi Kushtetutën dhe transparencën. Me Kushtetutën e shkelur dhe transparencën e kufizuar me tiraninë e kartonave, mesazhi i pushtetit është shumë i qartë, po edhe qëndrimi ynë është po kaq i qartë: Asnjë hap mbrapa në përpjekjen për të shpëtuar zgjedhjet e ardhshme dhe demokracinë në Shqipëri nga korrupsioni që fillon tek kutitë e votimit dhe shtrihet në të gjitha degët e qeverisjes. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mbrojë kauzën e popullit opozitar për transparencë duke qenë bashkë me popullin në përpjekjen për lirinë e votës dhe të drejtën e transparencës” tha Hysi.
Azhornuar së fundi ( e diel , 21 mars 2010 ) < I mëparshmi