E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteteti i Tiranës

Autori i Lajmit: red.
Plot 20 profesorë të huaj nga Italia, Anglia dhe Danimarka pritet që së afërmi të japin mësim në degët e mësuesisë në Universitetin e Tiranës. Kjo iniciativë është pjesë e një projekti 2-vjeçar të Programit "Tempus", financuar nga Bashkimi Europian. Projekti që u prezantua dje në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, kap një vlerë prej 805 mijë euro. "I financuar nga BE, përmes projektit bëhet e mundur që 20 pedagogë të huaj nga universitetet partnere si "Università Roma 3" (Itali); "Aarhus University" (Danimarkë) dhe "University of Nottingham" (Angli), do të japin mësim në Fakultetet e Histori-Gjeografisë, Shkencave të Natyrës dhe Gjuhëve të Huaja”, tha Rektori i UT-së Prof. Dr. Dhori Kule. Sipas tij, në këtë projekt do të përfshihen dhe Universitetet e Tetovës dhe Prishtinës. Kule shtoi se projekti do të kontribuojë në shkëmbimin e eksperiencës midis stafeve akademike, plotësimin e mëtejshëm të kurrikulave dhe bazës materiale, ç ka pritet të rrisë më tej cilësinë e studimeve në UT.
Ky lajm është publikuar: 31/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›