Liberalizimi i vizave, i mundshëm në rast se plotëson standardet

Deklaron kreu i LSI-së Ilir Meta
TIRANE - Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka deklaruar dje se çështja e liberalizimit të plotë të vizave mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian
është krejtësisht e mundshme, në rast se qeveria plotëson të gjitha standardet e kërkuara.
“Ne kemi gjithë vullnetin për ta arritur sa më shpejt këtë objektiv. Në radhë të parë brenda këtij viti do të liberalizojmë dhe të heqim vizat me të gjitha vendet e rajonit tonë dhe jemi të bindur se brenda vitit të ardhshëm, kjo është plotësisht e mundur për të plotësuar të gjitha standardet dhe me Bashkimin Evropian”, deklaroi kreu i LSI gjatë
një vizitë zhvilluar dje paradite në njërën prej librarive kryesore të Tiranës.
Meta i shoqëruar edhe nga kandidati i LSI për deputet në Tiranë, Ilir Dashi bashkëbisedoi jo vetëm me tregtuesit e librit, por edhe me klientë, dashamirës të librit në përgjithësi.
Duke shprehur vendosmërinë e LSI-së që me fitoren e 28 Qershorit, të ndihmojmë librin, të ndihmojmë krijuesit, të ndihmojmë botuesit duke e bërë zero TVSH-në, për të gjithë llojet e librave, dhe jo vetëm për librat shkollorë, por edhe për librin historik dhe artistik dhe kështu me radhë.
Së dyti, ne angazhohemi për të bërë zero tatimin mbi të ardhurat, mbi honorarët e shkrimtarëve pasi dhe ata janë të kufizuar për të mbështetur librin përmes gjithë atyre politikave dhe projekteve të Ministrisë së Kulturës, që do të jenë transparente dhe jo klienteliste, sikurse kanë qenë për fat të keq një pjesë e mirë e tyre deri tani. “Njëkohësisht angazhohemi për të ndihmuar në veçanti të gjitha familjet shqiptare në drejtim të pajisjeve të fëmijëve me librat shkollorë dhe për të rimbursuar
të gjitha librat shkollorë të arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar”, deklaroi Meta.