Politika e vjetër ishte vetëm Nano dhe Fino
Politika e re e Edi Ramës mos mendo se është e re fare. Dy të rinjtë e kësaj politike janë Shamku dhe Veliaj, ndërsa dy të vjetrit ishin Nano dhe Fino
Lista e fshehtë e Edi Ramës, atë që ai për kaq javë nuk kishte guxim ta bënte publike, përmban të gjithë deputetët aktualë të PS-së, duke përjashtuar dy ish kryeministrat, Nanon dhe Finon. E trumpetuar si një luftë kundër të vjetrës, si një politikë jashtë të majtës e të djathtës, në të vërtetë nuk është gjë tjetër veçse e gjithë eskorda e vjetër e Partisë Socialiste, ose më saktë e pPartisë së Punës, nuk mungon as Gjinushi, as Dokle, akush, askush. Mungon vetëm Fino sepse i ngjante Nanos, dhe Nano sepse nuk i ngjante Ramës. Të gjithë të tjerët, të rinj e të vjetër, pa asnjë dallim, trafikantë e të tjerë si puna e këtyre, janë në krye të listave në qarqe. E kishte ruajtur për minutën e fundit. Gënjeu të gjithë duke thënë se as vetë akoma nuk e dinte listën emërore të kandidatëve, ndërkohë që prej tre javësh Rama e ka hartuar vetë këtë listë, e ka miratuar po vetë dhe dhe e ka vulosur po vetë. Plot tre javë më parë, Edi Rama ka fshirë nga lista Fatos Nanon dhe Bashkim Finon e në vend të tyre ka futur Erjon Veliajn dhe Ledi Shamkun. Ky është ndryshimi i vetëm që ka bërë. Madje tek kjo lista e politikës së re, Edi Rama nuk futi dot as veten e tij. Kush e di, ky kryetar partie ose nuk është i binduar akoma se çfarë është vetë, se kujt politike i përket, më shumë anon nga politika e lakuriqëve apo ajo e bilbilenjve, ose është frikacak, ose-ose, e di shumë mirë rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk mund të rrijë pa postin e kryetarit të bashkisë. Rama i mblodhi të gjithë socialistët dy ditë më parë, u proklamoi politikën e re. Rama nuk la alternativist e homofile pa e identifikuar si politikë të re, nuk la njeri pa identifikuar si politikë të re, madje solli nga literatura staliniste edhe terma që tingëllonin si thupër në veshët e shqiptarëve, dhe në fund gjithë këtë na e paraqiti si një politikë të re. E mblodhi plastelinën e kukullave të vjetra, i përzjeu bashkë të gjitha ngjyrat, dhe në fund shpiku kukullat ylber, i vuri në radhë si ushtarët kinëzë dhe na tha: I shikoni këta!.. Këta janë politika e re përtej të majtës dhe të djathtës. Këta janë ata që dikur e përvëluan tokën, por që tani janë ustur, janë burra të mirë, më binden mua dhe vetëm mua. Ndaj janë politikë e re, sepse mendojnë ndryshe si më parë. Mendojnë si unë, jo si ai që tymoste puro.
Lufta brenda llojit sot hëngri dy koka, pushtoi 40 të tjera dhe habiti mijëra sy. Ngriti po aq veshë përpjetë që prisnin komandën e një gojë. Të gjithë në akth a thua se çfarë do të ndodhte. Dhe fjala që doli më zë të lartë, ajo që se priste askush, ishte “Do të fitojmë...”. Po do të fitojnë ...
...