E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liberalizimi i vizave për Shqipërinë do të ndodhë në qershor të vitit 2010

Komisioneri evropian për Zgjerimin Olli Rehn raporton para euro-parlamentarëve, pas publikimit të raportit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe garanton perspektivën e përfshirjes së Shqipërisë në listën e vendeve, shtetasit e të cilave do të lëvizin pa viza në hapësirën “Shengen”

Komisioneri Europian per Zgjerimin Olli Rehn raportoi para europarlamentarëve mbi progresin e vendeve te Ballkanit për vitin 2009. Rehn, iu përgjigj një numri të madh pyetjesh nga ana e deputetëve, të cilat kishin të bënin kryesisht për liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit perëndimor dhe kryesisht me Shqipërinë. Eurokomisioneri Olli Rehn garantoi se Shqipëria do të përfitojë nga regjimi i vizave në qershor të 2010-s. “Në mes të vitit 2010 do të propozohet nga vendet anëtare, liberalizimi i vizave për Shqipërinë”, u shpreh Rehn.  
Ndërkaq, një tjetër pikë e ngritur nga Rehn në Parlamentin Evropian, ishte liria e medias në rajon. “Me duhet t’ju them se për fat të keq, liria e të shprehurit dhe liria e medias mbetet problem në shumë vende të rajonit, dhe duhet trajtuar si çështje urgjente në mënyrë të bindshme nga këto vende”, tha Rehn.
Komisioneri për zgjerimin shpjegoi, duke iu referuar Progres-Raportit vjetor të KE-së se çështje të rëndësishme për Shqipërinë, mbeten shteti ligjor, lufta ndaj krimit të organizuar e korrupsionit dhe reforma për pavarësinë e gjyqësorit, çështje për të cilat komisioni do të ndihmojë përmes instrumenteve të përbashkët.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›