E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfituesja e fondeve të “Gjallicës”, viktima e radhës që i bën frymëmarrjen kufomës politike

Olta Xhaçka, e keqpërdorura e radhës e Edi Ramës Deputetja e re socialiste, Olta Xhaçka, e cila është vlerësuar nga Edvini si progresiste dhe vajzë e talentuar në të gjitha dimensionet, është shfaqur në media ditët e fundit, për t’i dhënë jehonë politikës anti kombëtare të Edi Ramës. E lakmuar shumë, nga Edi Rama, gjatë fushatës elektorale, por edhe kur ishte një nga drejtueset e lëvizjes Mjaft! dhe bashkëpunëtoret më të afërta të Erjon Veliajt, Xhaçka po tregon dita-ditës se po rrit shkallët e karrierës, në sajë të “punës” dhe vullnetit të saj, për t’iu përgjigjur në çdo kohë eprorit, për çdo sadisfaksion, në rastin konkret, përcjellja e një deklarate shtypi. Olta Xhaçka, e cila mori një nga vendet e sigurta në listën e Edi Ramës dhe për të cilën kryesocialisti mburrej se kthehet në Shqipëri, pas studimeve që kreu jashtë vendit, (me fonde të dyshimta dhe dyshohet se i përkasin firmës piramidale Gjallica), me një mentalitet ndryshe nga shqiptarët e rëndomtë dhe në thelb prirjen e saj si progresiste shumë dimensionesh, duket se është në kthetrat e pseudopolitikës edviniste dhe si për çudi, nuk ka as stilin apo sharmin e çdo të riu shqiptarë, për të qenë pjesë e sfidave evropiane. Nisur nga kjo, Xhaçka bën mirë që, t’i kujtojë kryetarit të saj me që, njihet si e besuara e tij konfidenciale, se vendi ka një parlament, ka një qeveri legjitime dhe ka 140 deputetë, nga të cilët në kuvend, marrin pjesë vetëm 76, 64 karriget e tjera, të cilat i përkasin PS-së, janë bosh. Shfaqjet e saj në media, për t’i dhënë oksigjen qëndrimeve të dyshimta dhe me synim sabotimin e punës institucionale të qeverisë dhe ambicieve mbi kombëtare të Shqipërinë, nuk e nxjerrin nga kriza personale, eprorin e saj, porsa kohë është faktuar si dështak dhe i lehtë për t’u kaluar. Përpos këtyre, ish studentja e “shkëlqyer” Olta Xhaçka dhe përfituesja e fondeve të firmës piramidale “Gjallica”, me të cilat kreu studimet, në radhë të parë, duhet të japë llogari për moralin e saj dhe më pas për hir të detyrimeve që u atribuohet të gjithë shqiptarëve, për sa kohë i jep frymë një “kufome” politike si Edi Rama.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›