Libi, Gadafi shfaqet në televizionin shtetëror

Pas një mungese tre javore para publikut lideri i Libisë, Muamer Gadafi, është shfaqur në televizionin shtetëror.
Sipas mediave ndërkombëtare në pamjet filmike Gedafi shfaqet në një takim me liderët fisnorë ndërkohë që ai nuk është parë dhe as nuk është dëgjuar që nga sulmi ajror i NATO-s më 30 prill kundër kompleksit të tij.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme është raportuar se kryengritësit kanë marrë kontrollin ndaj aeroportit në qytetin Misrata, pas luftimeve të ashpra me forcat e Gadafit.
Kryengritësit kanë refuzuar thirrjen e Kombeve të Bashkuara, për armëpushim. Ata po luftojnë për t`i dhënë fund sundimit 41 vjeçar të Muamer Gadafit.