Libi, “Daily Mail”: Gadafi në Zimbabe

Koloneli libian, Muamar Gadafi mund të ndodhet në Zimbabe. E përditshmja britanike “Daily Mail”, shkruan se Gadafi mund të jetë larguar për në Zimbabe nëpërmjet një aeroplani të vënë në dispozicion nga presidenti Robert Mugabe.
Sipas informacioneve, mësohet se spiunët e kanë parë kolonelin të mbërrinte në Zimbabe, me një avion të forcave ajrore në orët e para të ditës së mërkurë. Ai është shoqëruar në një vilë në periferi të Harare, ku truprojat e tij, janë parë të qarkullojnë në zonë.