Uragani “Irene”, Obama vlerëson forcat e Mbrojtjes Civile

“Djem po bëni me të vërtetë një punë të madhe”. Me këto fjalë, presidenti amerikan, Barack Obama ka falënderuar forcat e Mbrojtjes Civile amerikane, të cilët prej disa ditësh e sidomos në orët e fundit, janë angazhuar për mbrojtjen nga uragani “Irene”. Presidenti amerikan, ka falënderuar këto forca dhe është duartrokitur nga të pranishmit në sallë.
Parashikuesit e motit thonë se stuhia që pritet të godasë brigjet e Shteteve të Bashkuara sot, mund të shkaktojë përmbytje të mëdha, ndërprerjen e energjisë elektrike dhe miliarda dollarë dëme. Rreth 65 milionë amerikanë banojnë në zonën që pritet të preket nga uragani Irene, por shumë prej tyre janë evakuar.
Në Nju Jork, kryetari i Bashkisë, Majkëll Blumberg ka dhënë urdhër për evakuimin e parë të detyruar të qytetit. Rreth 250 mijë banorë janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre në zonat e ulta, përfshirë distriktin financiar, Uoll Stritin.
Po ashtu për herë të parë, i gjithë sistemi pubik i transportit të qytetit, përfshirë metronë dhe linjat e abutobuzëve jenë jashtë funksionimit.