Obama: Amerikanët të nderojnë viktimat e 11 shtatorit
Presidenti Barak Obama thotë se amerikanët duhet të nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, duke bërë akte bamirësie.
Amerika do të përkujtojë 10 vjetorin e sulmeve terroriste mbas dy javësh.
Në fjalimin e tij drejtuar amerikanëve, presidenti Obama bëri thirrje që ky përvejtor të jetë një ditë Kombëtare e Kujtesës dhe e Vullnetarizmit.
Afërsisht 3 mijë njerëz vdiqën, kur terroristët rrëmbyen 4 aeroplanë të linjave civile ajrore dhe fluturan drejt kullave binjake të Nju Jorkut dhe drejt Pentagonit. Aeroplani i katërt u rrëzua në shtetin lindor të Pensilvanisë.
Presidenti Obama dhe zonja e parë Mishelle Obama do të marrin pjesë në një projket për shërbimin në komunitet në Uashington dhe do t`u bashkohen ceremonive përkujtimore, që do të zhvillohen në çdo vend ku u rrëzuan aeroplanët.