Libi, bombardohet bunkeri i Gadafit në Sirte

Ministria Britanike e Mbrojtjes ka njoftuar për bombardimin e bunkerit të Gadafit, i cili ndodhet në Sirte të Libisë. Koloneli Muamar Gadafi mendohet se ndodhet në Sirte, shumë pranë qytetit të lindjes së tij, tashmë një nga bastionet e pakta të rezidencës së regjimit, i bombarduar nga forcat e NATO-s.
“Një formacion i Tornado GR4, ka bombarduar një bunker. Ende nuk ka informacione nëse Gadafi ndodhej në Sirte apo në bunker në momentin e shpërthimit. Nuk është çështja për gjetjen e Gadafit, por për të siguruar se regjimi nuk ka mundësinë për të vazhduar luftën kundër popullit libian”, është shprehur burimi nga ministria britanike e Mbrojtjes.