E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, dorëzohet kreu i shërbimeve sekrete

Pas lajmi të kapjes të Saif Al Islam, djalit të Muamar Gedafit, vjen edhe dorëzimi i kreut të shërbimeve sekrete, 62 vjecarit Abdullah Al Sanusi.

Sipas agjensisë së lajmeve “Reuters”, ai u gjet në shtëpinë e së motrës në jug të vendit. Sanusi, kunati i kolonelit dhe nje prej miqve të tij më të ngushtë, ishte i fundit në listën e të akuzuarve për krime lufte, nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, pas kapjes së Saif Al Islam i cili pritet të merret në pyetje nga prokurorët libiane, në një vend të mbajtur deri tani sekret, që besohet se është në qytetin perëndimor të Zintanit.
 

Sanusi akuzohet gjithashtu edhe për abuzim të të drejtave të njeriut, si dhe përfshirjen në masakrën e vititi 1996, të mbi 1000 të burgosurve në burgun e Tripolit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›