Libi, largohet ministri i Brendshëm nga regjimi i Gadafit

Zyrtarët e Egjiptit thonë se ministri i brendshëm i Libisë, Nasër al-Mabrouk Abdullah, me familjen e tij, ka arritur sot në Kajro, ndërsa mësohet se ai po e braktiste liderin e Libisë, Muamer Gadafi.
Raportohet se ministri Abdullah arriti në Egjipt, ndërsa kryengritësit, që po luftojnë për ta përmbysur regjimin e Gadafit, thanë se kanë avancuar në disa qytete, nga të cilat kontrollohen rrugët kryesore furnizuese për në kryeqytetin Tripoli.