E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS, 129 vota per Kodin Civil Rozeta Rapushi

Miratohet me shumice te cilesuar te votave ne Kuvend Kodi Civil. Projektligji qe prej me shume se kater vitesh dergjej ne zyrat e komisioneve parlamentare, mori dje ne seance plenare plot 129 vota pro, asnje kunder dhe asnje abstenim. Ndonese me pak debate, kete here jo per permbajtjen e ligjit, por te zhvillimit te seances, deputetet arriten te kalojne edhe nje nisme ligjore, qe eshte pjese e marreveshjes PD-PS te 14 nentorit te kaluar. Kritikat u bene ne seance nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, i cili ngriti gishtin kunder mazhorances per vonesat ne miratimin e Reformes Zgjedhore si edhe te ndryshimeve te Rregullores se Parlamentit bazuar ne ate te Parlamentit Evropian. "Keto dy nisma ligjore jane ende te pa miratuara. Shkak jeni ju. Ne marreveshje eshte percaktuar qe ato do te miratohen brenda muajit mars. Marsi nuk eshte larg", kritikoi Ruci. Me gjithe verejtjet per vonesat dhe faktin qe ne seancen e djeshme, Kuvendi nuk diskutoi mbi ceshtje te rendesishme si emergjenca e motit, Ruci tha se PS pavaresisht ketyre problemeve do ta jape konsensusin e saj. "Ne kemi miratuar 3 marreveshje per ligjet me shumice te cilesuar ku opozita eshte treguar korrekte, per reformen zgjedhore qe eshte pika e pare e rekomandimeve te Komisionit Evropian dhe Reforma Parlamentare qe nuk po ecet dhe nuk ka as merakun me te vogel nga shumica per te. Ne do ta japim voten tone per ta kaluar, per te dhene mesazhin qe nuk eshte opozita qe po pengon por eshte mazhoranca qe po zvarrit reformen parlamentare dhe reformen zgjedhore", u shpreh Ruci. Keshtu, Kodi Civil, u rendit ne listen e projektligjeve te miratuara me konsensus qe pas paktit PD-PS ne nentor. Tashme kane mbetur vetem ndryshimet ne Kodin Penal dhe Gjykata Administrative. Pervec reformes zgjedhore dhe asaj parlamentare qe jane ne proces. Deputetja e PS-se, Vasilika Hysi, tha dje se ndryshimet ne Kodin Civil, me kerkese te opozites ishin te medha. "Per hir te se vertetes, pas diskutimeve ne komisione, drafti i qeverise pesoi ndryshime te medha", tha Hysi. Me ndryshimet bera dje me konsensus, u vendos qe shpifja dhe fyerja te mos perbejne nje veper per te cilen mund te ndeshkohesh me burg. Deputetet percaktuan qe per keto dy vepra, ndeshkimi te jete gjobe jo me te larte se financat e personit qe i kryen keto vepra. Afati i ankimimit per to u percaktua nje vit, nga tre vjet qe ishte me pare, si kohe kur personi i demtuar mund te ankohej. Denim do te kete edhe per shpifjet edhe fyerjet qe behen ne faqet e internetit.

Si ndryshon ligji per Kodin Civil

Shfuqizohet sanksioni me burgim, per ata qe konsumojne vepren e fyerjes dhe te shpifjes. Ndeshkimi vetem me gjobe.

Denim me gjobe edhe per ata persona qe shpifin dhe fyejne ne internet.

E drejta e ankimit ndaj fyerjes edhe shpifjes, maksimalisht deri ne nje vit nga konstatimi i tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›