E Diel, 1 Nëntor 2026

Misioni ne Kabul, Berisha: Shqiperia permbush detyrimet ndaj NATO-s Eva Gjura

Kryeministri Berisha ka marre pjese dje, ne ceremonine e zhvilluar ne Ministrine e Mbrojtjes, me rastin e percjelljes se kontingjentit OMLT 2, me mision ne Afganistan. Duke pershendetur ceremonine, kryeministri e vleresoi kete moment si shume te rendesishem per Forcat tona te Armatosura dhe vendin ne teresi. "Ky eshte nje moment shume i rendesishem, per ju familjet tuaja, Forcat tona te Armatosura dhe vendin ne teresi. Pas nje stervitje shume mujore te realizuar ne Shqiperi, ne SHBA dhe ne baza te tjera te NATO-s, ju jeni grupuar sot, ne kete ceremoni per tu nisur ne misionin, ne Kabul, Afganistan", eshte shprehur Berisha. Duke ju uruar suksese ushtarakeve shqiptare, qe do te jene pjese e ketij misioni, kryeministri shprehu bindjen se ata do te permbushin me dinjitet dhe perkushtim detyren e tyre fisnike. "Ju shkoni ne kete mision gjithashtu, ne permbushje te detyrimeve qe Shqiperia vend anetar i NATO-s ka ndaj Aleances te Atlantikut te Veriut. Per te gjithe ju ose ndoshta per shumicen tuaj, ky eshte misioni me rendesishem i jetes, per te cilen do te jeni gjithnje krenare, ju familjet tuaja, efektivat e forcave te armatosura dhe mbare shqiptaret dhe amerikanet. Ju shkoni per te pergatitur, per ndihmuar per te konsoliduar ushtrine afgane, ne menyre qe ne perputhje me vendimin e Samitit te Lisbones, Aleanca e Atlantikut te Veriut, Forcat e ISAF-it te mund ti dorezojne pergjegjesine e sigurise dhe te mbrojtjes, ketij vendi mik dhe te madh, ushtrise afgane", u shpreh kreu i qeverise. Gjithashtu kryeministri shprehu mirenjohjen me te thelle ndaj qeverise se SHBA-ve dhe ushtrise amerikane per ndihmen dhe mbeshtetjen e madhe qe i kane dhene dhe i japin Shqiperise dhe ushtrise shqiptare. "Ambasadorit Arvizu, me kete rast, une dua ti shpreh mirenjohjen me te thelle qeverise se vendit tuaj, ushtrise se shkelqyer amerikane per ndihmen dhe mbeshtetjen e madhe qe i ka dhene dhe i jep Shqiperise dhe ushtrise shqiptare", nenvizoi kryeministri, i cili gjithashtu nje falenderim te vecante i ka bere edhe gjeneral Grant te Gardes Kombetare te New Jersey-t, per kontributin e jashtezakonshem qe ata u kane dhene Forcave te Armatosura Shqiptare gjate ketyre 20 viteve, ne procesin e transformimit te tyre, ne nje ushtri te denje per misionet me te rendesishme te Aleances se Atlantikut te Veriut. "Kjo ndihme ka qene e nje rendesie paresore ne procesin e transformimit te tyre ne nje ushtri te denje per misionet me te rendesishme te Aleances se Atlantikut te Veriut. Nje falenderim te vecante dua tu bej ketu, familjeve tuaja ne Shqiperi, por edhe familjeve ne SHBA, te cilat kane ndare me ju, pergjegjesine e misionit te madh qe ndermerrni sot" tha Berisha.

Arvizu: Shqiperia e dyta si partnere e SHBA ne NATO

Kontingjentin e 2-te OMLT te trupat ushtarake qe nisen drejt Afganistanit i ka pershendetur dje edhe ambasadori amerikan ne Tirane, z. Aleksander Arvizu. Gjate fjales se tij ambasadori ka falenderuar ne emrin e tij personal, por edhe te SHBA-se, per kontributin qe FA shqiptare japin ne operacionet e paqes te Aleances se Atlantikut te Veriut. Ai ka theksuar se, kontributi i Shqiperise ndihet vazhdimisht ne NATO dhe vleresohet tashme maksimalisht. "Shqiperia renditet e dyta nder te gjithe partneret e NATO-s, per kontributin me ushtare per produkt te brendshem bruto, vetem SHBA dergon me shume" eshte shprehur ambasadori. Me kete kontribut Shqiperia do te kete tashme 327 trupa ne Afganistan. Ambasadori Arvizu ka falenderuar Shqiperine per mbeshtetjen e vazhdueshme te operacioneve te NATO-s ne Afganistan dhe eshte shprehur se "mirepresim mundesi te tjera ne te ardhmen gjate te cilave te dy vendet tona do te bashkepunojne serish".

Gjeneral Grant dhe Gjunshi: Kontingjenti permbush te gjitha standardet

Ne ceremonine e nisjes se kontingjentit OMLT 2 kane marre pjese edhe Shefi i Shtabit te Pergjithshem, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi dhe shefi i Shtabit te Gardes Kombetare te New Jersey-t, gjeneral brigade James Grant. Shefi i Shtabit Gjunkshi iu ka uruar suksese kontingjentit OMLT 2, ne kete mision sa te veshtire po kaq edhe te rendesishem "Ketij ekipi i eshte dashur te kryej nje proces trajnimi te gjate e te veshtire per afro 7 muaj, ne SHBA, Shqiperi, si dhe ne Qendren e Vleresimit dhe Certifikimit te NATO-s ne Gjermani, duke realizuar dhe plotesuar te gjitha standardet me te perparuara te Aleances" tha Gjunkshi. Ndersa gjeneral Grant u shpreh se "keta luftetare te guximshem kane dale vullnetare te sherbejne ne Afganistan duke u bashkuar me mijera vellezer e motra qe sherbejne ne ushtri. Ceshtja per te cilen ata luftojne eshte fisnike, kauza per te cilen ata luftojne eshte e drejte dhe arsyeja per te cilen ata ndermarrin kete hap na kujton qe femijet tane dhe femijet e femijeve tane te kene nje te ardhme me te mire".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›