Libra në shqip
Dhuna në familje është ndër plagët më të mëdha me të cilën përballen shumë shoqëri sot. Por, kur për këtë plagë shkruhen libra dëshmish e kujtimesh, reaksioni është më i madh. Kjo ka ndodhur edhe me romanin “Nga Nairobi në Shenzen”, të shkrimtarit Mark Okoth Obama Ndesanxho.
Është ky një libër krejtësisht autobiografik, i cili tregon hollësisht kujtimet e një djali melez - të lindur nga babai kenian dhe nëna e bardhë amerikane. Libri nuk është vetëm një histori kujtimesh, por një libër që kërkon ta ndihmojë shoqërinë. Përshkrimi i dhunës në familje dhe përjetimi i saj nga një fëmijë, ka shkaktuar goxha debat në botë.
Megjithëse tashmë i njohur në Shqipëri me një sërë titujsh, shkrimtari Simon Sebag Montefiore kësaj here kthehet në shqip me një analizë aktuale, me librin që mban emrin “Osama Bin Laden: Terrorizmi në Kamera”.
Libri i studiuesit Shaban Sinani, “Kodikët e Shqipërisë nën kujtesën e botës” është një përfaqësuesit më të mirë të letërsisë shqiptare ditët e fundit. “Ari, “Princesha e Ëndrrave”, ndërkaq titullohet libri i autorit Nadir Murra, ndërkohë që me titutj të rinj prezantohen edhe Mystehak Xhemali (“Murgu”) dhe Illo Foto (“Bujqësia dhe mjedisi në tranzicion”).