E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libra për 1400 shkolla e 900 kopshte

Projekti i shkencës

Plot 1400 shkollave të arsimit të detyruar në mbarë vendin, si dhe 900 kopshteve do t’ju dhurohen libra në sajë të projektit “Shqipëria lexon”. Kjo është nisma më e fundit e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me UNICEF. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, tha se prioriteti i qeverisë deri në fund të mandatit do të jetë shtrirja e arsimit parashkollor në zonat e thella të vendit. "Shtrirja e arsimit parashkollor deri në fshatin më të largët të vendit, për të bërë të mundur që fëmijët në moshën 5-vjeçare të kenë mundësi të shkojnë në kopsht të paktën për një vit, është një nga pikat kyçe të programit tonë qeverisës”, tha Tafaj. Sipas një studimi, në vitin 2007, i mbështetur nga UNICEF, në veri të vendit, rreth 57 për qind e familjeve nuk kishin asnjë libër në shtëpi, ndërsa rreth 28 për qind kishin vetëm 5 të tillë. 3 vjet pas vënies në zbatim të projektit "Shqipëria lexon" nga veriu në jug, sot numërohen rreth 1400 minibiblioteka me 140 libra secila. Projekti në fazën e dytë të tij do të trajnojë edhe 900 edukatorë të ciklit parashkollor.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›