Titujt e pronësisë, sot votimi në Kuvend
Autori i Lajmit: red.
Kuvendi pritet të miratojë sot në seancë plenare projektligjin Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore , i cili synon verifikimin e titujve të pronësisë për tokat e kooperativave bujqësore dhe ndërmarrjeve bujqësore. Ky projekligj prej muaj endet në komisionet parlamentare dhe më pas në zyrat ku zhvillohen seancat plenare. Është hera e 6 që për arsye nga më të ndryshmet, ende nuk është vendosur se si do të procedohet për verifikimin e titujve të pronësisë. Ky projektligj ka shkaktuar shumë debate mes mazhorancës dhe opozitës veçanërisht neni 9 i tij i cili kalon kompetencat nga njësitë vendore tek ALUIZNI. Kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Valentina Leskaj e ka konsideruar të gabuar sepse sipas saj, ngrihet për të korrigjuar dhe për të verifikuar një ligj që është tashmë në fuqi. Sipas Leskajt ai është një projektligj i cili krijon një komision, që i jep të njëjtat atribute që ju dhanë së fundmi dhe ALUIZNI-t. Madje ajo ka pohuar se PD po ngre një strukturë të re para zgjedhjeve për të dhënë e për të verifikuar tituj pronësie. Ndërkohë që sipas relacionit shoqërues, projektligji i ri synon konsolidimin e titujve të pronësisë mbi tokën. Duke u nisur dhe nga denoncimet apo konfliktet mes palëve, në projektligj parashikohet ngritja e një komisioni të posaçëm, i cili do t i japë zgjidhje të gjitha çështjeve, si dhe do t i japë fund çdo akuze për ndarje të tokave në forma të jashtëligjshme. Me kthimin e këtij projektligji në ligj, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit do të krijojë shumë shpejt strukturën qendrore dhe Task Forcat në të gjitha prefekturat e vendit, për të kontrolluar titujt e pronësisë mbi tokën bujqësore.
Ky lajm është publikuar: 07/07/2008