Meta: Berisha po ndjen rrezikun e drejtësisë
Autori i Lajmit: red.
“Përpjekjet e Berishës për një kontroll absolut të institucioneve, vijnë kur ai ndihet i rrezikuar jo vetëm për të humbur zgjedhjet, por edhe kur ndihet i rrezikuar edhe përpara drejtësisë, ndaj jo më kot kërkon me çdo kusht që të kontrollojë anëtarët e gjykatave të larta e të çdo niveli”
Sali Berisha ndjehet i rrezikuar nga zgjedhjet e ardhshme dhe nga drejtësia prandaj kërkon të pushtojë institucionet. Ky pohim u bë dje nga kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Sipas tij vazhdon të mbetet ende një dosje e pahapur dhe kjo është dosja e Gërdecit. Gjatë një takimi me banorët e njësisë numër 8 në kryeqytet, kreu i LSI-së pohoi se partia e tij ka kërkuar që në fillim dorëheqjen e Berishës sepse pa të nuk mund ti shkohet deri në fund hetimit të tragjedisë së 15 marsit. Më tej Meta u shpreh entuziast për triumfin e LSI-së në zgjedhjet e ardhshme. Ai diskutoi me banorët e njësisë numër 8 dhe për problemet e zonës dhe kryesisht për ujin e pijshëm. Meta nuk kurseu akuzat për Kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Sipas tij ujësjellësi i Tiranës është kthyer në një lojë pingpongu mes Qeverisë dhe Bashkisë.
Takimi
“Përpjekjet e Berishës për një kontroll absolut të institucioneve, vijnë kur ai ndihet i rrezikuar jo vetëm për të humbur zgjedhjet, por edhe kur ndihet i rrezikuar edhe përpara drejtësisë, ndaj jo më kot kërkon me çdo kusht që të kontrollojë anëtarët e gjykatave të larta e të çdo niveli”, - pohoi dje Meta. Sipas tij është një dosje e madhe që nuk është hapur akoma, për shkak të presionit politik, që është dosja e Gërdecit. Ai kujtoi se LSI ka kërkuar që në fillim dorëheqjen e Berishës, për arsye se është e bindur që pa dorëheqjen e tij nuk mundet t i shkohet deri në fund hetimeve për Gërdecin. Gjithashtu, gjatë fjalës së tij kreu i LSI-së, Meta u shpreh edhe mbi situatën e vështirë që po kalojnë qytetarët për shkak të mungesës së ujit, ndërsa askush nuk merr masa dhe nuk ka vullnet për ta zgjidhur këtë problem. “Është vërtetë tronditëse, që edhe tre vjet pasi erdhi në pushtet Berisha, treçereku i Tiranës është pa ujë, po kështu edhe Durrësi, po kështu edhe qytete të tjera, për të cilat u premtua se do të jepej zgjidhja. Mos të përmendim faktin që ujësjellësi i Tiranës është shndërruar në një lloj pingpongu midis Qeverisë dhe Bashkisë, ku asnjë nuk del për zot që të zgjidhë këtë problem dhe të dy e lënë jetim, duke lënë njëkohësisht pa ujë dhe duke krijuar shqetësim të jashtëzakonshëm për të gjithë qytetarët”, - tha kreu i LSI-së. Meta ironizoi më tej marrëveshjen Rama-Berisha për Kushtetutën duke pohuar se gjendet bashkëpunim për gjëra të mëdha dhe jo për të zgjedhur problemin e ujit të pijshëm. Gjithashtu, gjatë takimit me anëtarët e LSI-së, Meta deklaroi me tone të larta dhe entuziaste optimizmin e triumfit të pritshëm të LSI-së dhe koalicionit që drejton ajo në zgjedhjet e ardhshme. Meta ndau me të pranishmit edhe bindjen se kjo zonë gëzon forcën, energjinë dhe seriozitetin e duhur për t u dyfishuar apo edhe trefishuar me anëtarë të tjerë të Lëvizje Socialiste për Integrim. Gjatë takimeve në njësinë numër 8, u anëtarësuan zyrtarisht rreth 215 anëtarë, ku 112 prej tyre ishin të rinj dhe të reja, të cilët janë angazhuar me LSI-në gjatë muajve të fundit. Meta shoqërohej në këtë takim nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Sokol Dervishaj, Sekretari i Përgjithshëm i LSI për Tiranën, Elez Gjoza, si dhe të tjerë drejtues të kësaj partie.
Ky lajm është publikuar: 07/07/2008