Librat në Shqipëri të bëkan me pallate e me vila binjake

Fakti/Edhe nobelistët habiten nga vënia e pasurisë së Ramës me “Kurbanin”
Kush e tha se me librat nuk fitohet. Me shitjen e librave në Shqipëri jeton si pasha, me shitjen e librave mund të jetosh si mbret. Linda Basha na vërtetoi se bashkëshorti i saj, Edi Rama, me shitjen e librit të tij, ka të ardhura shtesë dhe me to po ndërtohet një shtëpi në Dajt, një shtëpi njëkatëshe, ka një dhomë ndenjjeje dhe tri dhoma gjumi e një bodrum. Ky pohim i bashkëshortes së Edi Ramës ja marr dhënë aq sa ka habitur plot nobelistë e shkrimtarë për shitjet fitimprurëse të kryetarit të opozitës shqiptare, i cili me këto para të fituar sot paguan qira, mban familjen me dy fëmijë, një grua që jep borxh 100 milion lekë, që ndërton një shtëpi futuriste në Dajt. Mësohet se edhe shkrimtarët më të talentuar të botës si Gabriel Garsia Markez, Mo Yan, Dario Fo, Paolo Cohelo, Filip Roth, Herta Muller, Umberto Eco e shumë të tjerë tashmë kanë urdhëruar agjentët e tyre të shohin me kujdes tregun shqiptar të shitjes së librave. Lajmi, i dhënë nga Linda Basha, se Edi Rama është pasuar me shitjet e papara të librit “Kurban” ka shkaktuar një hutim të madh në shtëpitë botuese botërore,të cilat janë futur në garë për të kuptuar formulën magjike të politikanit që ndryshon pa pritur statusin ekonomik me një libër të vetëm. Ekspertë të marketingut, profesorë ekonomie dhe drejtues panaireve të librave në Europë janë futur në një garë mes tyre për të gjetur ingredientin që do t’i bëjë ata të lumtur me shtëpi, dhe jo vetëm ata, por dhe motrën e gruas, familjen e gruas e fëmijët e gruas.