Sipas Lindës, çdo pensionist mund të ndërtojë një pesëkatësh
Hasan Basha, modeli i pensionistit ndërtues pallatesh
Një ndër pyetjet që ka vënë në vështirësi zonjën Linda Basha ka pasur të bëjë me pallatin pesëkatësh të ndërtuar, që sipas saj, është një shtëpi banimi dy familjeve, me tre kate, një papafingo e një bodrum. Në përgjigje të interesit të gazetarit për këtë ndërtesë bashkëshortja e Edi Ramës, Linda Basha ka mohuar gjithçka si fillim gjithçka duke shfaqur irritim intelektual për këtë ndërtim 5 katësh nuk mund t’i thuhet pallat, pasi sipas saj, është një shtëpi të thjeshtë e ndërtuar “me para gjaku”. Pallati me pesë kate me vlerë mbi 1 milionë euro sipas saj ishte ndërtuar me djersën e ballit të xhaxhait, Hasan Basha, që kishte kursyer lekë nga pensioni. Pavarësisht dëshirës për t’i bërë një shërbim justifikues bashkëshortit të saj, dihet se sa e pamundur është sot të sigurohen afro 1 milionë euro me paratë e një pensionisti apo një emigranti. Me këtë logjikë kursimesh të Linda Ramës çdo pensionist mund të ndërtojë ndërtesa shumëkatëshe. 636 mijë është numri total i pensionisteve në Shqipëri dhe me kursimet e tyre duhet të kishin ndërtuar qindra mijë shtëpi, pallate, bare e restoranteve. Bashkëshortja e Ramës, Linda Rama tentoi t’u hedhë hi syve të gjithë qytetarëve të kryeqytetit duke thënë se aty ku është ndërtuar pallati paska qenë shtëpia e vjetër e tyre dhe se kurrë nuk ka qenë truall publik, ndërkohë që dokumentet zyrtare dhe të gjithë ata që e dinë se ku bie pallati, e dinë shumë mirë se pallati ka zënë një sipërfaqe të madhe të hapësirës mes pallateve. Linda Basha nuk iu përgjigj pyetjes nëse është përvetësuar ndonjë metër katror tokë publike, kur shihet qartë se edhe shkallët janë ndërtuar në rrugë. Sido që të jetë ajo në mënyrë aspak dinjitoze u mundua t’i zvogëlojë, jo pak, por plot dy kate pallatit të ndërtuar duke dashur gjithnjë dhe më shumë ta minimizojë vlerën e saj.