Librat në sheshin e Çerçizit
Të paktën 30 botues të njohur të vendit, me rreth 10.000 tituj librash të botuar vitet e fundit do të ekspozohen në Panairin e Librit që do të çelet në Gjirokastër nga 27-29 shtator, një nismë e Shoqatës së Botuesve Shqiptarë në bashkëpunim me bashkinë e qytetit jugor. "Panairi do të organizohet në në Sheshin e Çerçizit, gjatë ditëve që do të zhvillohet Festivali Folklorik i Polifonisë “Fest Argjiro 2008” me pjesëmarrjen e 11 vendeve të Ballkanit dhe Evropës Juglindore", - tha dje Fatmir Toçi, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë. Ai pohoi se panairi mendohet të pritet me interesim, jo vetëm nga lexuesit gjirokastritë dhe të qyteteve fqinje, por edhe nga pjesëmarrësit e shumtë në festival, ku vetëm artistë të inkuadruar në grupet e tyre nga i gjithë vendi dhe Ballkani janë mbi 400 vetë. “Një kontingjent i interesuar për librin janë dhe studentët e Universitetit “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës, të cilët kanë filluar të popullojnë qytetin, duke u përgatitur për fillimin e vitit të ri universitar”, - tha Toçi.
Gjatë ditëve të Festivalit Folklorik dhe Panairit të Librit, vendi ku do të organizohen këto veprimtari do të jenë ditë pa makina, për të krijuar një mjedis më të përshtatshëm kulturor për zhvillimin normal dhe pa shqetësime të këtyre veprimtarive. Po ashtu priten të zhvillohen dhe një sërë veprimtarish të programuara, si panairi kombëtar i artizanatit në pazarin karakteristik, një ekspozitë e piktorit të shquar Bashkim Ahmeti, takime me shkrimtarë e autorë të botimeve të reja, vizita në Parkun Arkeologjik të Antigonesë, apo edhe vizita në fshatra karakteristike të zonës.