Ai luftonte kundër heshtjes
Ai mund të cilësohet si një nga yjet e parë shkencorë të mediave: Alexander Mitscherlich ishte i pranishëm në jetën publike të viteve '60 si asnjë studiues tjetër.
Psikoanalisti i cili më 20 shtator do të kishte mbushur 100 vjeç mori qëndrim ndaj shumë temave të jetës publike dhe gjithnjë me një saktësi të madhe dhe reflektim të thellë. Për këtë arsye por ndoshta edhe falë publikimeve të tij për ndrydhjen gjermane të krimeve të nazizmit,ai u bë një nga personalitetet më të shquara që lanë gjurmë në shpirtin e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore.
Alexander Mitscherlich ishte i shumanshëm: mjek, psikoanalist, sociolog, intelektual kritik i kohës dhe autor i librave shumë të shitur. Veprën e tij më të njohur "Paaftësia për të mbajtur zi" ai e publikon në vitin 1967 bashkë me gruan e tretë, Margarethe Mitscherlich. Në të çifti studiues tematizon heshtjen e pas luftës në Gjermani.
"Këtë libër e kemi shkruar në vitet '50. Dhe me siguri atëherë nuk kemi mbajtur zi por kemi shijuar mirëqenien, ishim në anën e duhur të Luftës së Ftohtë dhe plotësisht të identifikuar me amerikanët. E shkruam librin atëherë kur gjermanët ndrydhnin të kaluarën në heshtje", tregon Margarethe Mitscherlich.
Ata ndrydhnin faktin që dikur kishin adhuruar Hitlerin. Kështu nuk kishin mundësi të mbanin zi për humbjen e idealit të dikurshëm. Për Alexander Mitscherlich është ky problemi thelbësor i përpunimit të së kaluarës nga gjermanët. "Hitleri ishte një perëndi, fëmijët i luteshin atij në kopshte si një perëndie. Ishte vërtet një fe e pastër në kuptimin më të keq. Dhe pastaj humbën gjithçka, jo vetëm materialisht por edhe respektin në botë, të gjitha traditat e tyre papritur ishin krejt pa vlerë. Kështu populli për të mos rënë në depresion dhe në vetëvrasje masive, reagoi në formë mjaft vitale. Ai rindërtoi e rindërtoi ku ishte e mundur. Nuk mund të bënin ndryshe. Në të kundërt nuk do të kishin patur mundësi të ekzistonin", -thotë Margarethe Mitscherlich.
Alexander Mitscherlich ka patur përvojat e veta me nacional-socialistët. I lindur në Mynih në ambient borgjez ai studion fillimisht histori, histori arti dhe filozofi. Studimet i ndërpret pasi një profesor antisemit e refuzon punimin e tij të doktoraturës. Në vitin 1933 ai shkon në Berlin, hap një librari dhe studion mjekësi. Pasi përndiqet nga nazistët për shkak të punës së tij në qëndresë dhe pasi burgoset për disa muaj, shkon për një kohë në Zvicër. Pas Luftës së Dytë Botërore Alexander Mitscherlich angazhohet si vëzhgues në proceset e Nyrenbergut për krimet lufte kundër mjekëve nazistë. Në Heidelberg ai themelon klinikën e parë për mjekësi psikosomatike dhe shkruan mbi tema të larmishme: shoqëria jetime pa ideale, klima jomikpritëse në qytetet moderne dhe mjekët e nacional-socializmit. Në vitin 1969 Alexander Mitscherlich merr çmimin e paqes së librarive gjermane. Ndër të tjera ai rithemeloi psikoanalizën në Republikën Federale Gjermane pas eliminimit nga nazistët. Alexander Mitscherlich theksonte rëndësinë e saj për shoqërinë e pasluftës dhe zhvillimin e saj demokratik. Ja si shprehej Mitscherlich në fjalën me rastin marrjes së çmimit të paqes: "Psikanalisti e di se pa depërtim me qëllim të kuptuarit në proceset psikike, para së gjithash në proceset e pavetëdijshme, nuk mund të pritet asnjë bazë e besueshme për mendimin e pavarur. Pa njohuri të tilla bazë psikologjike nuk mund të ketë as studime efektive të paqes. Dhe së fundi: pa ushtrimin afatgjatë të introspektivës, pa interes për njohjen e pasioneve vetjake, mbushja e hapësirës politike i lihet rastësisë. Atëherë nuk mund të flitet për planifikim politik".
Birkenstock, Günther