Drejtori apo bordi?!
Fillimi i sezonit të ri sjell miratimin e anëtarëve të bordit artistik në Teatrin Kombëtar dhe Galerinë Kombëtare të Arteve. Drejtuesit e këtyre institucioneve, dje, për gazetën “standard” kanë bërë publikë emrat e anëtarëve të rinj të bordeve artistikë. Siç duket, drejtuesit e institucioneve, duke pritur të shpallin kalendarin duhet të vendosin në vijë çështjen e bordeve artistike, pa u cenuar reputacioni i emrit të tyre si drejtues
Drejtori apo bordi?!
Fillimi i sezonit të ri sjell miratimin e anëtarëve të bordit artistik në Teatrin Kombëtar dhe Galerinë Kombëtare të Arteve. Pa emërimin e këtij organi asnjë projekt nuk mund të merrte jetë. Gjatë këtyre ditëve, anëtarët e rinj të bordit së shpejti pritet që të organizojnë edhe mbledhjen e parë për këtë sezon. Drejtuesit e këtyre institucioneve, dje, për gazetën “standard” kanë bërë publike emrat e anëtarëve të rinj, bordeve artistikë respektivë, në duart e të cilëve do të kalojnë të gjitha projektet e sezonit. “Anëtarët e bordit të Teatrit Kombëtar janë emëruar. Anëtarët e aprovuar të bordit artistik janë Agim Zajmi, Adriatik Kallulli, Petrit Malaj, Altin Basha, Genc Shahu, si dhe Artan Minarolli. Shumë shpejt do të organizohet mbledhja e parë e tyre për të seleksionuar të gjitha projektet që janë paraqitur deri tani në Teatrin Kombëtar”, - thotë drejtori i Teatrit Kombëtar, Kristaq Skrami, i cili përfshin edhe vetveten si një nga shtatë anëtarët e bordit artistik. Ndërkohë që bordi artistik i Galerisë Kombëtare të Arteve, që është i përbërë nga këshilli shkencor artistik dhe bordi i miqve që quhet bordi i zhvillimit të ndërmarrjeve janë atashuar shtatë emra. “Pranë Galerisë Kombëtare të Arteve, këshilli shkencor artistik si organ jofunksional vendimmarrës dhe komisionet e vlerësimit të veprave të artit dhe të restaurimit të veprave është i përbërë nga kryetari Rubens Shima, Ferid Hurdhi (historian), Najada Hamza (piktorë dhe pedagogë në Akademinë e Arteve të Bukura), Gazmend Leka (piktor dhe pedagog në Akademinë e Arteve të Bukura), Përparim Kalo (avokat) Mimoza Vokshi (ekonomiste), si dhe Martin Mata, i cili është njëkohësisht edhe anëtar i bordit të zhvillimit”, - konfirmon drejtori i GKA-së, Rubens Shima, duke shtuar se Galeria Kombëtare e Arteve, meqë është një institucion buxhetor, funksionon edhe bordi i miqve që quhet bordi i zhvillimit të ndërmarrjeve me në krye donatoren Pamela Grifin, në kuadër të sponsorizimeve.
Ndërkohë që roli i bordit artistik në institucionet kombëtare është vetëm këshillimues dhe aspak vendimmarrës në shqyrtimin e projekteve të reja të sezonit.
Anëtarët e saj mund të këshillojnë shpeshherë drejtorin e institucionit, por ai ka të drejtën që të konsultohet edhe me personalitete të ndryshme jashtë këtij organ. “Kjo ishte ideja ime që në fillim, sepse si suksesi ashtu edhe dështimi i institucionit “peshon” mbi drejtorin e Galerisë. Tendencat e shumë grupeve të interesit hodhën idenë që bordi të ishte vendimmarrës për projekte të ndryshme që do të paraqiteshin, por me kusht që të mos e merrnin përsipër përgjegjësinë e rezultatit. Por kjo nuk mund të ndodhë. Nëse ndodhë, do të ketë një konflikt mes pozicionit të drejtorit dhe anëtarëve të bordit. Kështu që më mirë është që në miratimin e projekteve ata të kenë një rol këshillues sesa vendimmarrës”, - shprehet Rubens Shima, drejtori i GKA-së.
Ndërkohë që edhe drejtori i TK-së pohon pothuajse të njëjtën ide sa i përket rolit që do të luajë bordi artistik në miratimin e projekteve. “Bordi pavarësisht anëtarëve, në funksion mbetet i njëjtë, sepse ai vazhdon të luajë sërish rolin e një organi këshillues. Mënyra që do të ndjekin ata do të jetë pak a shumë e njëjta procedurë funksionimi, duke pasur parasysh edhe ligjin e teatrit”, thotë Kristaq Skrami. Ndërsa në Galerinë Kombëtare, përveç kësaj, ata kryejnë edhe funksionin e mbështetjes financiare. Por këto të fundit jo në vlerë monetare, por vetëm nëpërmjet shërbimeve të ndryshme. “Bordi ndihmon GKA-në në anën financiare për të gjitha projektet, duke organizuar galanë e famshme dhe kontribute të veçanta. Mbështetja financiare nuk dhurohet në vlerë neto, pra në formë vlefte monetare, por nëpërmjet shërbimeve të infrastrukturës, projekteve të ndryshme etj., që përmirësojnë nivelin e Galerisë Kombëtare të Arteve”, - shton Shima.
Këshilli shkencor shqyrton dhe miraton kalendarin vjetor të aktiviteteve dhe projekteve një herë në muaj, por ato mund të mblidhen edhe më shpesh në rast se është e nevojshme në Galerinë e Arteve, ndërsa në Teatrin Kombëtar, sipas titullarit të saj, anëtarët e bordit artistik do të mblidhen tre deri në katër herë në vit, apo më shpesh kur do të shihet e nevojshme. Skrami është shprehur optimist për rezultatin e sezonit të kaluar të shfaqjeve teatrore, por pohon të kundërtën, kur bëhet fjalë për buxhetin që do të përfitojë nga ministria. “Numri i projekteve që do të paraqiten për këtë sezon varet shumë edhe nga buxheti i teatrit që do të marrë nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Projektet do të vijnë si nga dramaturgjia e huaj, ashtu edhe ato shqiptare. Duke pasur parasysh edhe eksperiencën e këtij viti që ne arritëm të realizonim shfaqje me shumë personazhe si “Trojanët”, “Franku V” etj., shpresoj që edhe këtë sezon mbështetjet financiare nga instancat shtetërore të jenë edhe më të konsiderueshme, me qëllim që skena e Teatrit Kombëtar të jetë në nivele sa më të larta”, - është shprehur ai, për të ruajtur të njëjtat nivele të dramaturgjisë dhe të autorëve të mëdhenj. Bordi në Galerinë e Arteve pritet të mblidhet në muajin shtator, ndërsa në Teatrin Kombëtar nuk është parashikuar ende periudha e saktë.
Siç duket, drejtuesit e këtyre dy institucioneve duke pritur të shpallin kalendarin duhet të vendosin në vijë çështjen e bordeve artistike, pa u cenuar reputacioni i emrit të tyre si drejtues.