E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poetët kërkojnë “Unazën”

Edicioni i katër i festivalit ndërkombëtar të poezisë, “Poeteka”, që nis të hënën në Durrës, shënon deri tani ngjarjen më të rëndësishme për poezinë në vend, ideuar dhe organizuar nga Arjan Leka

Emra të tillë poetësh si Casimiro de Brito, Marko Sosić, Claudia Keelan, Boris Biletić, Milan Rakovać, Andrej Sen Senkov, Stanislav Lvovski etj, pa dyshim që për një auditor të ngushtë lexuesish shqiptar nuk janë të njohur. Ndërsa shkaku pse ata ftohen në një festival poezie është një synim i pastër njohjeje, sidomos për vetë poetët shqiptarë. Disa prej tyre e përsëdytin ardhjen në Shqipëri si Milan Rakovac, nga Kroacia, apo Boris Biletic që padyshim tani e kanë të garantuar mikpritjen intelektuale për shkak të një force krijuese që e kanë shfaqur qoftë me poezitë e tyre, apo me esetë e botuara në hapësirën kulturore të shtypit shqiptar. Edicioni i katër i festivalit ndërkombëtar të poezisë, “Poeteka”, që nis të hënën në Durrës, shënon deri tani ngjarjen më të rëndësishme për poezinë në vend, ideuar dhe organizuar nga Arjan Leka. Ky edicion nuk krijon më kushtet e një ankimi alla shqiptarce se nuk mbështetet nga strukturat burokratike të shtetit, sepse realisht ky festival poetik, që mbështetet dhe inkurajohet në një zë nga shumë poetë e shkrimtarë shqiptarë, tani ka precipituar në një formë të lartë të organizmit. Është një përkushtim hedonik ndaj vargut, asaj që që shkruhet si shqisë elitare dhe atyre vargjeve që përfaqësohen nga diletantë por që kanë gjithsesi nevojë për mbështetje. Kjo enë është për shqiptarët, e pranuar dhe nga organizatorët në një terren që poezia prodhohet në mënyrë hermetike, së cilës i ka humbur leximi.

Ndërsa kërkohen forma, dhe mënyra për të depërtuar, për t’u njohur qoftë në vend ashtu dhe jashtë, pa qenë nevoja të marrësh rrugë, por thjesht në një kontakt shkëmbimesh- një alternativë e tillë shërbimi mund të quhet edhe “Poeteka”.

Për këtë arsye në axhëndën e festivalit të poezisë shihen forma komunikimi-si arsyeja e vetme- për të përcjellë poetë e poezi, ku organizatorët e quajnë si format “neë entry” edicionin e katërt. “Neë Entry” është një hapësirë e re që Poeteka krijon për poetët që marrin pjesë për herë të parë në festival dhe që sjellin si veçanti të tyren leximin autorial të poezive në mënyrë joformale”.

Ndërsa ditët e paraqitjes së poezive dhe autorëve të tyre, ashtu si në vitet e tjera do të shoqërohen me lexime, dhe intervista ku auditori vendos lidhje, jo vetëm me krijimtarinë e poetit të ftuar, por dhe me personalitetin e tij, për të përftuar jo çka është krijuar prej kohësh, por atë që improvizohet enkas për të dhe që ndodh vetëm aty.

“Guvat janë lexime në të poetëve pjesëmarrës në guvat e Torrës veneciane të qytetit të Durrësit, një nga monumentet kulturorë unikalë të këtij qyteti, emblemë e tij si dhe një nga vendet më të përshtatshme për veprimtari poetike dhe muzikore, për shkak të akustikës së saj aq të veçantë”. Ndërsa përmbajtja e një kuptimi më meditativ mbi poezinë do të lidhet me orët e veçanta të leximit dhe kumtesat kushtuar personaliteteve t të poezisë botërore, që përfshin ligjërata kushtuar poetit, lexim i poezive të tij, përshëndetje, promovim i librit të tij të porsabotuar dhe ku, për kënaqësi të të pranishmëve, ku ky seksion krejtësisht i vecantë do ti kushtohet, Ëallace Stevens, të cilit do t’i dëgjohet edhe zëri duke lexuar poezitë e tij.

VideoPoemë, kështu është quajtur një hapësirë e krijuar enkas për t’i hapur udhë promovimit të poezisë përmes mjeteve dhe teknologjisë moderne, nga njëra anë dhe nga ana tjetër për të dëshmuar përmes fqinjësimit me artet e tjera atë gjurmë që poezia lë në mendjet tona kur shndërrohet në imazh. DokuMentaL (DML) vjen në edicionin IV të Festivalit si iniciativë e Dr. Thomas Ëohlfahrt dhe si bashkëpunim i ZEBRA Festival (Berlin) me POETEKA. In memoriam, është formati brenda leximeve autoriale, ku poetët e ftuar në festival, përveç poezive të tyre, lexojnë edhe një poezi të një poeti në përvjetor. Në edicionin IV të Festivalit Poeteka nderohen me kujtim Migjeni (Kangët e pakëndueme) dhe Eqrem Çabej (Sonete).

Poeti Përkthyesi dhe Poeti-janë bisedat dhe leximet autoriale të krijuar enkas për t’u fokusuar tek përvojat krijuese të poetëve, përkthyesve të tyre dhe të poetëve, kur ata shfaqen si përkthyes poetësh. “Kjo hapësirë synon të ofrojë për publikun një format që zgjeruar të poezisë në fazën e krijimit të mirëfilltë dhe përkthimit si krijim”, thuhet nga organizatorët. Tryezë e rrumbullakët-duket se do të rikthejë poetët e shkrimtarë në teoritë, dhe praktikën e promovimit të poezisë në kohët moderne dhe me mjete moderne. Kjo do të shtrohet si pyetja nga Poeteka, ku pritet të shohim marrjen në shqyrtimin, përveç përvojës së saj, edhe kontributet e shumtë të pjesëmarrësve nga vendi dhe Evropa, duke u përqendruar veçanërisht tek editorët e revistave letrare, gazetarët e faqeve kulturore të të përditshmeve, drejtuesit e emisioneve televizive për kulturën, drejtuesit e portaleve virtualë, pedagogët, mësuesit e shkollave, librarët etj.

Ndërsa guida në kujtesë ka kthyer në traditë udhëtimin në qendrat e rëndësishme historike dhe arkeologjike si në Durrës dhe Berat.

Cmimet që do të ndahen për poetët nga festivali ndërkombëtar i poezisë “Poeteka” janë: Unaza Poeteka, Liburna, Nositi dhe Criterion.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›