E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy violina për Vivaldin

Për dy netë më radhë solisti i njohur i operës së Parisit, violinisti Frederic Laroque ka koncertuar muzikën e Vivaldit me violinisten shqiptare Klodiana Skënderi në kuadër të krijimit të koncerteve bashkëpunuese me të rinjtë që mban emrin Camarata e Tiranës

Dy violina për Vivaldin

Suela Furriku

Kanë qenë perfekt, jo vetëm për shkak të ndjeshmërisë që sjell në mënyrë të padiskutueshme Vivaldi, por se violinat e tyre shkëmbyen dy energji të forta nga kultura e vendeve ku janë rritur. Solisti i njohur i Operës së Parisit, Frederic Laroque dhe e njohura, por e munguar në skenën shqiptare, violinistja Klodiana Skëndëri kanë realizuar një natë më parë koncertin e dytë në Tiranë, në skenën e Teatrit Kombëtar.

Camerata e Tiranës ishte koncerti, erdhi për herë të parë nën dirigjimin e solistit të njohur të operës së Parisit, bashkë me katër stinët e Antonio Vivaldi. Ky ishte një aktivitet i organizuar për herë të dytë me mbështetje të shoqatës shqiptaro-franko Artema pas koncertit me solisten e mirënjohur Klodiana Skënderi në qershor të këtij viti. Violinisti Frederic Laroque, nuk luajti vetëm si solist, por njëkohësisht ka qenë dhe protagonist i dirigjimit të orkestrës “Camerata Tirana”, e cila e ka shoqëruar gjatë performancës së tij artistike, koncertore.

Sipas drejtorit artistik të kameratës së Tiranës Arben Skënderi synimi i këtij aktiviteti është angazhimi i të rinjve shqiptarë në muzikën klasike së bashku me emra të njohur të skenës shqiptarë dhe asaj të huaj. “Sjellja e të rinjve shqiptarë, instrumentistëve të ndryshëm në Camerata e Tiranës është qëllimi i këtij koncerti. Por veç kësaj, ardhja në skenë e shumë emrave të njohur të muzikës klasike si ata vendas, ashtu edhe ata të huaj është ndërthurja e eksperiencës”, thotë Arben Skënderi duke shtuar se “ballafaqimi me solistët “veteran” dhe ata të huaj i japin edhe më shumë garanci efikasitetit të këtyre të rinjve për të prekur standardet evropiane”.

Ndërkohë që solisti francez i operës së Parisit Frederic Laroque është shprehur i kënaqur me rezultatin e të rinjve shqiptarë sa i përket nivelit artistik të muzikës orkestrale. Kualiteti i dëgjimit dhe interesimi i këtyre të rinjve është diçka vërtetë interesante”, thotë Laroque.

“Më ka pëlqyer që në ditën e parë të provave niveli i këtyre studentëve dhe nga dita në ditë rezulatetet e tyre sa vijnë e po përmirësohen, madje më eksiton fakti se deri ku mund të shkojë niveli i tyre”.

Programi i koncertit përfshinte Frederic Laroque dirigjent dhe solist, duke drejtuar muzikën e AntonioVivaldit me pjesën e “Symphonie du St Sépulcre”, Mozart me “Divertimento”, Benjamin Britten, me “Simpe Symphony”. Frédéric Laroque në vitin 1982 diplomohet me çmimin e parë në unanimitet në Konservatorin superior të Parisit në klasën e J. Jarry. 1982-1983 perfeksionohet pranë mjeshtrit të madh A. Grumiaux. Më pas ndjek studimet në klasën e perfeksionimit në universitetin e Bloominton (USA) me mjeshtërit H. Koëalski et F. Guli ku dipllomohet si solist dy vjet etj. Aktualisht njihet si solist internacional, pedagog ne konservatorin superior te Parisit, pedagog në konsevatorin regional te Parisit si dhe violinis supersolist i operas se Parisit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›