Përpilohen listat përfundimtare, pasnesër në shkolla
Çdo gjë është gati për regjistrimin përfundimtar të studentëve në shkolla. Agjencia e Pranimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, APIRAL, ka përgatitur listën përfundimtare të fituesve. Ndërkohë, regjistrimet do të nisin më 26 shtator dhe do të përfundojnë më 3 tetor në të gjitha sekretaritë e departamenteve të universiteteve e akademive në vend.
Listat
Burime nga Ministria e Arsimit bënë të ditur për “standard” se tashmë çdo gjë është gati për regjistrimin përfundimtar të studentëve në shkollat e larta. Në këtë mënyrë, lista përfundimtare është bërë gati dhe ajo do të shpërndahet në institucionet e arsimit të lartë dhe në drejtoritë dhe zyrat arsimore rajonale. Pas kësaj do të nisin edhe procedurat e regjistrimit.
Listat përfundimtare të fituesve janë përpunuar tërësisht. Kjo, pasi jo vetëm studentët që nuk kanë fituar kanë hyrë në listat e fituesve, por edhe ata që arritën të grumbullonin pikët e mjaftueshme për një preferencë më të ulët, tashmë kanë mundësinë të fitojnë në preferencat e tyre më të larta. Kjo, pasi me spostimin e listave, vendet e lëna bosh, plotësohen në të njëjtën mënyrë si listat paraprake.
Regjistrimi përfundimtar
Listat përfundimtare e kandidatëve fitues, në formë të shkruar dhe elektronike, do t’u dorëzohen IAL-ve, në datën 25 shtator 2008 nga MASH-i. Po atë ditë, këto institucione duhet të afishojnë listat në vende të dukshme, në mjediset e fakulteteve përkatëse.
“Kandidatët që janë shpallur fitues në listat përfundimtare, në një program tjetër studimi, të një preference të tyre më të lartë, do të çregjistrohen nga programi i studimit ku janë regjistruar paraprakisht dhe do të regjistrohen në programin e studimit ku janë shpallur përfundimisht fitues. Kandidatët të cilët edhe në listat përfundimtare rezultojnë fitues në të njëjtin program studimi, nuk kanë nevojë të riregjistrohen”, – përcakton udhëzimi.
Sekretaritë mësimore të fakulteteve në datat 26 shtator deri më 3 tetor, prej orës 08:00 deri në orën 18:00, duhet të kryejnë çregjistrimet e kandidatëve që janë shpallur fitues në një program studimi tjetër, të një preference më të lartë të tyre dhe të regjistrojnë kandidatët e rinj fitues, sipas listave përfundimtare të fituesve, të shpallura nga APRIAL-i. Kandidatëve që çregjistrohen do t’u kthehet dosja individuale, me dokumentet si më sipër.
Dokumentet
a) Dëftesë pjekurie origjinale
b) Dokument identifikimi dhe fotokopje të tij. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit.
c) 2 fotografi
d) Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë (Nr. i llogarisë ku do të derdhet tarifa duhet të kërkohet në fakultetin përkatës)
Datat e regjistrimit
26 shtator deri më 3 tetor, prej orës 08:00 deri në orën 18:00.