Cilës Shqipëri t’i besosh!?
“Ju tregoj Shqipërinë time”, një botim tjetër nga Agim Neza. Botimi prej tij i Guidës së Udhëtimit për Shqipërinë, vjen si një botim serioz e i mbushur plot indikacione, emra vendesh, veçori të gjuhës, kulturës e historisë së vendit tonë. Autori thotë se, kjo është një ndërmarrje jo e lehtë, por që ia vlen të bëhet, në një vend ku pesimizmi bashkëjeton prej kohësh me shpresën për një të ardhme më të mirë, ku kaosi bashkëjeton me perlat e natyrës, ku varfëria mbulon potenciale ekonomike, turistike e sociale të jashtëzakonshme
Tani të huajt që duan të njohin dhe vizitojnë Shqipërinë kanë mundësinë për të patur në duart e tyre botimin e tretë të Guidës "Albania-Travel Guide" (“Shqipëria-Guidë Udhëtimi”) të shkruar nga publicisti Agim Neza.
Botimi prej tij i Guidës së Udhëtimit për Shqipërinë, vjen si një botim serioz e i mbushur plot indikacione, emra vendesh, veçori të gjuhës, kulturës e historisë së vendit tonë. Autori thotë se, kjo është një ndërmarrje jo e lehtë, por që ia vlen të bëhet, në një vend ku pesimizmi bashkëjeton prej kohësh me shpresën për një të ardhme më të mirë, ku kaosi bashkëjeton me perlat e natyrës, ku varfëria mbulon potenciale ekonomike, turistike e sociale të jashtëzakonshme.
Kjo Guidë për Shqiperine është botuar sipas stilit të guidave në përendim, ku përfshihet informacion interesant, bashkohor, praktik dhe i lehtë për t'u perdorur nga të huajt që vizitojne Shqiperine.
Në një vend ku ende mungojnë emrat e rrugëve dhe adresat e shtëpivë, publicisti Agim Neza ka ndërmarrë prej disa vitesh një sfidë që nuk duket e lehtë. Ta bëjë më të lehtë për t’u kuptuar, shëtitur apo shpjeguar vendin e shqipeve, në sytë e vizitorëve të huaj.
Mbi 400 faqe, ilustruar me foto me ngjyra, foto te Irlandezit Joe Mc Mahon dhe fotografëve të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH-se) si dhe një hartë për Shqiperinë dhe një hartë për Tiranën.
Agim Neza nëpërmjet kësaj Guide kërkon të promovojë Shqipërinë, bukuritë e saj, si një vend tërheqës ku të huajt janë të mirëpritur nga shqiptarët. Në kopertinën e librit, Neza ka bërë një ftese të veçantë të huajve për të vizituar Shqipërinë, kur shkruan se “Pse mos të vini të vizitoni Shqipërinë dhe pas kësaj vizite të thoni nëse Shqipëria është një vend ku realiteti e tejkalon imagjinaten…….”. Me sa duket Neza dëshiron jo vetëm të bëjë kureshtar të huajit për të vizituar Shqipërinë, por e “pregatit” të huajin se këtu do të gjejë gjëra të ndryshme nga ato ku jetojnë ata.
“Albania- Travel Guide” është një libër luksoz në gjuhen angleze, botuar nga Shtëpia Botuese “Ilar” dhe permban: të dhëna për poziten gjeografike, popullsinë, historinë (permbledhje e shkurter), klimen, parqet kombëtare, bregdetin, pyjet, gjuhen, fenë, organizimin e shtetit, drejtuesit e shtetit shqiptar (që nga pavarësia dhe në ditët e sotme) ekonominë, pikat më tërheqëse turistike, si mund të vihet në Shqipëri, kur mund të huajit të vinë në Shqipëri,si mund të udhëtoni në Shqipëri, distanca midis qyteteve, akomodimi, restorantet me te preferuara, llojet tradicionale te ushqimit shqiptar, jeta e natës, jeta kulturore, si mund të merret një vizë, cilat vende kanë të drejtë që shtetasit e tyre të hyjnë në Shqipëri pa vizë, numrat e domosdoshem të telefonave duke përfshirë prefikset e rretheve, sherbimi shëndetësor, shërbimi urban, taksive, trenave, trageteve, festat, pushimet. etj.
Kapituj të tjerë përmbajnë të dhëna për qytetet historike të Shqiperisë, qendrat më tërheqëse arkeologjike siç janë Butrinti dhe Apollonia, bregdeti shqiptar, Durrësi, Vlora, Saranda, Alpet e Shqiperise.
Nëpermjet përshkrimeve të ilustruara me foto me ngjyra është percjellur ideja se Shqipëria ka rekurse të mrekullueshme, bregdetin Jonian, Alpet e Shqipërisë, qendra arkeologjike ku janë të gershetuara kulturat. Nga ana tjeter është dhënë realiteti i zonave rurale, e cila është ndryshe nga ajo e perendimit duke theksuar se gjërat në Shqipëri po ndryshojnë pavaresisht nga vështirsitë e infrastruktures etj. Agim Neza duke qenë ndër autorët e parë të Guidave për Shqipërinë, vazhdon të ribotojë këto Guida duke shtuar informacionin nëpërmjet kontakteve jo vetëm me përfaqësues të institucioneve shqiptare, historianë, arkeologë, studius, kolegë gazetarë që trajtojnë problemet e turizmit, por edhe duke gjetur kohë të rivizitojë çdo cep të Shqipërisë për të parë se çfarë ka të re për t’iu ofruar të huajve me qellimin që vizitorët e huaj të gjejnë një informacion bashkëkohorë.
Agim Neza: S’është e lehtë guida për vendin tënd
Sa ndjehet në tregun shqiptar dhe në raport me udhëtarin e huaj që dëshëron të vizitojë vendin tonë, mungesa e një botimi të tillë? A është e vërtetë që jemi shumë vonë në këtë aspekt dhe cili mendoni se duhet ta bëjë, shteti apo sektori privat, nxitjen e një gjinie të tillë informative në tregun turistik shqiptar?
Pyetja është shumë e drejtë. Indicien e parë për të shkruar një Guidë për Shqipërinë e kam marrë pikerisht nga një i huaj, nga një mik i imi gazetari Britanik John Sweeney(Gazetar i “Observer”, aktualisht gazetar i “BBC”) i cili kishte ardhur në Shqipëri dhe kërkonte në tregun shqiptar të gjente nje Guidë për Shqipërinë, por e kishte të pamundur. E vetmja Guidë për Shqipërinë, flas per vitin 1990, ishte e një gazetari Britanik Philip Ëardle botuar në vitin 1983. Kështu që Sweeney me sugjeroj të botoja një Guidë për Shqipërinë. Pas botimit të parë në vitin 1993, vazhdova punen duke mbledhur informacion dhe duke e bërë në çdo botim edhe më të plotë. Pas vitit 1998 janë botuar 3-4 Guida nga autor të huaj dhe kohet e fundit janë bërë edhe dy-tre botime nga grup autorësh shqiptarë. Gjithashtu Bashkitë e disa qyteteve kanë botuar guida për qytetet e tyre. Këto nisma janë pozitive dhe japin shenjat e para se gjërat po lëvizin në këtë drejtim. Eksperienca përendimore tregon se kryesisht Guidat prodhohen nga sektori privat, që nenkupton një autor bën marrëveshje me Shtëpinë Botuese dhe e boton, por nuk duhet harruar se në shumë raste mbështetjen apo sponsorizimin e bën shteti, të cilit i intereson të jap imazhin pozitiv dhe informacionin për vendin e tij për të tërhequr sa më shumë turistë. Pra nuk është e lehtë të bësh një Guidë për vendin tënd. Kërkohet të hulumtosh në arkiva, të kontaktosh historian, arkeolog, përfaqësues të Ministrisë së Turizmit dhe institucioneve te tjera, të kontaktosh cicerone të muzeve, qoftë për të marrë edhe një informacion për orarin e muzeve, kërkon të shfletosh literaturen e historianëve shqiptarë dhe të huaj. E mbi të gjitha kërkon ti biesh kryq e tërthor Shqipërisë sa më shpesh për tu informuar me të rejat që ndodhin. Në lidhje me këtë pyetje do të thoja se unë përsonalisht i kam botuar Guiden “Albania” në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese “Ilar”. Në dy botimet e mëparshme Ministria e Turizmit dhe Ministria e Jashtme i kanë vlersuar pozitivisht Guidat “Albania” dhe “Welcome to Albania” dhe kanë tërhequr një sasi kopjesh të konsiderueshme të këtyre Guidave, të cilen e kanë shpërndarë nëpër panaire ose e kanë dërguar në Ambasadat tona, ku këto të fundit kanë një mungesë të Guidave të kësaj natyre.Gjithashtu Institucionet Shtetrore kanë blerë disa kopje për t’ia dhuruar homologëve të huaj. Të shikojmë se sa interes do të shpreh për këtë Guidë Ministri i Turizmit Pango!
Si e sheh sipas jush, një vizitor i huaj, Shqipërinë e vitit 2008? Cili do të ishte përshkrimi më klasik?
Mendoj se e shikon si diçka interesante. I qendroj mendimit se është një vend ku realiteti e tejkalon imagjinaten për të huajin si në sensin pozitiv të zhvillimit por edhe në “nostalgjinë” që kanë të huajt për t’u kujtuar atyre disa gjëra të veçanta të cilat ata i kanë perjetuar në vendet e tyre para 50 vjetësh. Pra, dua të them se në përgjithësi mendoj se i huaj që viziton Shqipërinë e shikon vendin tonë si një amalgamë, ku është e ndërthurur zhvillimi me varfërinë, mikpritja e madhe në zonat rurale me indeferncen e qyteteve të mëdha, bukuritë e natyres, bregdeti i mrekullueshem, disa plazhe të virgjera nga njëra anë që mahnisin turistët e huaj dhe nga ana tjetër ndertime pa kriter dhe bunkerizim të disa zonave bregdetare si Durrësi apo Saranda. Plazhe të mrekullueshme të detit Jon siç janë Livadh në Himarë apo Jala nga njëra anë dhe nga ana tjeter plazhe ku shikon lopët duke ngrenë lëvoret e shalqinit. Qytete arkeologjike mahnitëse ku janë gërshetuar kultura të ndryshme si Butrinti apo Apollonia, kullat në veri, kala mahnitëse si ato të Krujes, Rozafes, Petreles etj, parqe kombëtare të mrekullueshme si Dajti, Valbona, Llogara etj. apo qytete të veçanta me ndertime karakteristike si Gjirokastra dhe Berati që mrekullojnë të huajit nga njëra anë dhe nga ana tjetër qytete shqiptare të mëdha e të vogla ku mbizotron ndërtimi i pallateve, ku e ke vështirë të gjesh më shumë se tri pallate me një arqitekturë të njejtë apo të kesh kënaqësinë të gjesh një park të gjelbëruar brenda qytetit. Qytetar që shetisin me makina të prodhimeve të fundit nga njëra anë dhe fermerë që transportojnë jonxhen apo misrin me karroca ne rruget automobilistike, apo udhëtar që udhëtojnë me tren Cek apo Kinez të viteve 70. Pra diçka e veçantë për një të huaj. Kështu që kemi shumë gjëra të bukura për t’iu ofruar të huajve ashtu siç mbetet shumë për ta bërë Shqipërinë një vend edhe më tërheqes. Turizmi ynë ka shumë resurse, por varet se si do të menaxhohen në të ardhmen.
Sa prisni se do të ndryshojë përshtypja e një të huaji pasi të ketë lexuar guidën tuaj?
Mendoj se është i njejti ndikim që kanë edhe Guidat e autorëve të ndryshëm që shkruajnë për vendet e tyre. Nga dy botimet e mëparshëme kam shkëmbyer shumë e-maile dhe letra ose jam takuar me të huaj që kanë lexuar Guidat e mija “Albania” dhe “Welcome to Albania” të cilët ndikojnë tek miqtë e tyre për të vizituar Shqipërinë. Ata të huaj apo miqtë e tyre pasi kanë lexuar Guiden “Albania”, të pakten nuk pyesin më “Ëhere is Albania?” (Ku është Shqipëria?”) dhe nuk përjetojnë më imazhin negativ të 1997. Pra mendoj se marrin një informacion të plotë për Shqipërinë duke krijuar një imazh pozitiv dhe ngjallje kureshtje për të vizituar Shqipërinë. Nga ana tjetër them se ajo që kam shkruar diku në Guidë për Shqipërinë “Albania - Visit it! Love It!” (“Shqipëria-Vizitojeni! Do ta doni Atë!”) është një përpjekje e imja siç është dëshirë e të gjithë shqiptarëve për ta paraqitur vendin tonë tek të huajit si një vend të bukur dhe tërheqës.