Librazhd 53 familje rrezikohen nga plehrat

Ndotja e vazhdueshme dhe hedhja çdo ditë e plehrave pranë familjeve të tyre ka bërë që disa banorë të futen në mbledhjen e Këshillit të Komunës Qendër duke kërkuar largimin e mbeturinave pranë banesave të tyre.
Janë 53 familje që prej pesë vitesh kërkojnë largimin e këtyre mbeturinave, pasi çdo ditë hasin në erën e keqe. Ndërkohë që jo vetëm djegia e tyre por edhe shirat që bien gjatë dimrit bën që të gjitha mbeturinat të derdhen në lumin Shkumbin. Banorët kërkojnë që të hiqen sa më shpejt këto mbetje, madje thonë që duhet të përfundojë shumë shpejt dhe ngritja e landfilleve, që të marrë fund kjo katarastofë mjedisore.
Sipas përfaqësuesve të Komunës për këtë vend grumbullimi mbeturinash nuk ka as studim dhe leje mjedisore, dhe rrezikon jetën e banorëve,madje nga Drejtoria e Higjinës është vënë dhe një gjobë në vitin e kaluar Bashkisë Librazhd dhe Komunës Qendër për hedhjen e mbeturinave në këtë vend.