Metereologët: Reshje të dendura në të gjithë vendin
Metereologët thonë se shirat do të vazhdojnë për gjatë së hënës dhe së martës. Por e njëjta sotuatë sipas tyre, pritet të jetë edhe gjatë datës 7 dhe 8 janar, megjithëse do të jenë me intensitet më të dobët. “Kjo situatë do të zgjasë përgjatë datës 5 dhe 6 dhe në datat 7 dhe 8 do të kemi një shkëputje. Sërish vranësirat dhe shirat e dobët mbeten prezent në territor, por do të jenë me intensitet më të dobët. Ndërkaq në fundjavë vranësirat dhe shirat do të rikthehen në territor” tha meteorologia Lajda Porja. Megjithatë, temperaturat nuk do të kenë zbritje në vlerat minimale dhe maksimale të tyre.