Librazhd, gjendet e vdekur gruaja 38-vjeçare
Librazhd- Një 38-vjeçare është gjetur e vdekur në dhomën e gjumit në një fshat të Librazhdit, ndërkohë që ekspertët ende nuk dinë të përcaktojnë shkakun e vdekjes.
Gruaja me inicialet L.K, 38-vjeç u gjet pa jetë në dhomën e saj nga familjarët, në fshatin Pishkash të komunës Qukës të Librazhdit. Sipas burimeve policore, gruaja e martuar është transportuar menjëherë për në spital, por mjekët kanë kosntatuar se ajo kishte mbërritur pa asnjë shenjë jete.
Nga ana e mjekut ligjor ka nisur këqyrja e kufomës dhe për këtë rast kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. “Nga këqyrja e trupit, nuk janë gjetur shenja dalluese të jashtme që të dëshmojnë për ndonjë dhunë të ushtruar mbi të”- thotë mjeku ligjor.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet në dy pista; për një infarkt të mundshëm, ose për një vetëvrajse. “Deri tani nuk ka asnjë të dhënë për shkakun e vdekjes”- thonë burimet nga spitali.
Policia po merr në pyetje edhe familjarët për të hedhur dritë mbi të vërtetën.