Holbrooke: Nuk kam pasur marrëveshje me Karaxhiçin
Ish ndërmjetësuesi amerikan për paqe në Bosnjë, Richard Holbrooke, ka hedhur poshtë zërat që SHBA pëmes tij i kanë ofruar Karaxhiçit një marrëveshje që atë do ta mbronte nga ndjekja për krime të luftës.
Holbrooke ka thënë se pohimet e Karaxhiçit janë të falsifikuara dhe theksoi se ai kurrë nuk do ta kishte bërë një marrëveshje të tillë, sepse do të ishte joetike dhe jomorale.
Në paraqitjen e parë para Tribunalit të Hagës, Karaxhiç deklaroi se në vitit 1996 ka pasur marrëveshje me ish ndërmjetësuesi amerikan për paqe në Bosnjë, Richard Holbrooke sipas së cilës Karaxhiçi do të tërhiqej nga politika dhe nuk do ta pengonte marrëveshjen e Dejtonit, ndërsa në shkëmbim, SHBA-të do t'i bindnin prokurorët për tu tërhequr nga akuzat për krime të luftës. (INA)