E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditën punëtorin e karburantit, në kërkim

Korçë- Policia e Korçës ka shpallur në kërkim dy persona, pasi akuzohen për dhunim të një punëtori karburanti në një fshat, në tentativë për ta grabitur.

Burimet zyrtare të policisë lokale kanë bërë me dije për mediat se ngjarja ka ndodhur në fshatin Sovjan. “Dy shtetas, G.F 17-vjeç dhe M.M, 27-vjeç, të dy banorë të fshatit Sovjan i janë drejtuar punonjësit Bujar Jashellari nga i njëjti fshat që punonte në një karburant dhe e kanë detyruar t’i jepte paratë e xhiros”- thanë burimet policore.

Sipas denoncimit që ka bërë vetë i dëmtuari në polici, ata i kanë kërkuar që të dorëzojë lekët e xhiros, por ai ka kundërshtuar. “Ata këmbëngulën që tu jepja parate dhe pasi unë nuk pranova më goditën me mjete të forta”- ka thënë ai, duke shtuar se ashtu i dëmtuar ka thërritur për ndihmë dhe ka mundur të largohet.

Policia pasi ka marrë denoncimn ka nisur hetimet dhe është vënë në ndjekje të dy personave. “Ata janë të identifikuar dhe janë persona të shpallur në kërkim”- sqarojnë të njëjtat burime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›