Vlorë, miratohen fonde shtesë për qytetin
Vlorë- Në një mbledhje jashtë radhe këshilli bashkiak miratoi sot, një buxhet shtesë. Mbledhja e këshillit bashkiak ishte pikërisht për miratimin e buxhetit shtesë me një vlerë 890 milionë lekë, 75% e të cilave ishte për investime dhe pjesa tjetër për shpenzime operative.
Pjesa e investimeve ka qenë për lagje, aneksin e stadiumit, blloqe banimi, zyra të bashkisë si dhe është miratuar një ndihmë për tre sportistë. Po kështu në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak është dhënë edhe informacion në lidhje me realizimin e investimeve.
Reagime ka pasur edhe për ndryshimin e emrit të universitetit, por kjo vetëm në fazën e diskutimeve. Gjithashtu në mbledhje u diskutua edhe për çështjen e banorëve të plazhit të vjetër, ku kryebashkiaku Shpëtim Gjika ka njohur se është vetëm një familje tashmë e pastrehë, e cila shumë shpejt do të gjejë një sistemim.