Gjirokastër, grinden 2 lazaratasit, në pranga 46 vjeçari
Një grindje e vjetër mes dy bashkëfshatarëve ka çuar në pranga 46- vjeçarin nga Lazarati. Arsyeja e këtij konflikti ka qenë e trashëguar prej disa kohësh për një përplasje automjetesh të ndodhur me njëri-tjetrin, çështje kjo e pazgjidhur mes tyre. Në momentin e arrestimit, 46- vjeçari me inicialet SH. A edhe pse ka kundërshtuar me dhunë forcat e rendit, është prangosur prej tyre në orët e vona të mbrëmjes. Ai ka kundërshtuar me dhunë forcat e policisë, të cilët kërkonin ta shoqëronin në ambientet e Komisariatit për një sqarim të një konflikti të vjetër mes tij dhe një bashkëfshatari.
Burimet zyrtare policore kanë bërë të ditur për gazetën SOT se specialistët e Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, kanë arrestuar shtetasin e sipërpërmendur 46 vjeç pas një konflikti në lagjen 18 Shtatori, në Gjirokastër me shtetasin A. B, po nga fshati Lazarat. Punonjësit e policisë janë kundërshtuar me forcë nga ana e 46 vjeçarit lazaratas dhe me ndërhyrjen e tyre, është bërë i mundur shoqërimi i të dyja palëve në Komisariatin e Policisë dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit të mësipërm. Nga ana e saj policia ka kryer të gjitha veprimet fillestare hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. Mbi shtetasi 46 vjeçar, SH.A. rëndon vepra penale e kundërshtimit me dhunë të punonjësve të policisë.