Librazhd, vetëvaret 53-vjeçari, nuk dihen shkaqet

Një 53-vjeçar i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm në Librazhd duke u vetëvarur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Gurrë ku 53-vjeçari Shefqet Muça është gjetur i vetëvarur në shtëpinë e të vëllait ku kishte shkuar për vizitë.
Nuk dihen shkaqet të cilat e kanë çuar 53-vjeçari t`i japë fund jetës por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.