Kukës, pushteti vendor së bashku me policinë në ceremoninë përkujtimore
/>"Gjithnjë e më tepër, Policia është pranë e në shërbim të komunitetit", ka qenë motoja në qendër të takimit, që u organizua dje në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit për 96- vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, ku merrnin pjesë drejtues të Prefekturës, Këshillit të Qarkut, veteranë të policisë, qytetarë, etj.
"Nga viti në vit si rrjedhojë e reformave të kryera, strukturat e policisë janë gjithnjë e më tepër afër e në shërbim ë komunitetit", tha nëndrejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Xhafer Elezi, duke shtuar se numri i veprave kriminale ka ardhur në rënie, ndërsa treguesi i zbulueshmërisë në rritje. Në Qarkun e Kukësit nga viti në vit numri i krimeve në shkallë qarku ka ardhur në rënie. Në vitin 2008, në këtë qark u ndaluan nga policia 53 persona të shpallur në kërkim nga të cilët 28 në rrethin e Kukësit, 23 në rrethin e Tropojës dhe 2 në rrethin e Hasit, një tregues i arritur edhe me bashkëpunimin e komunitetit në luftën kundër krimit. Në këtë qark, gjatë 18 viteve kanë humbur jetën në luftën kundër krimit 3 punonjës policie, Selim Halilaj në rrethin e Kukësit, Rustem Goxhi në rrethin e Hasit dhe Ndok Gjoklaj në rrethin e Tropojës.