Korçë, kapet pas 7 orësh luftë 53 vjeçari i dehur, që tmerroi fshatin Potgorie

/>Superoperacion për prangosjen e Reshit Adrit. Vrau 1 person, plagosi 1 tjetër
Do marr hak për djalin që më vranë në ushtri. Me këto fjalë dhe me automatik në dorë, një 53- vjeçar ka llahtarisur banorët e fshatit Podgorie, teksa e ka nisur terrorin me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij, të cilëve iu ka pohuar se do të merrte gjakun e të birit, madje duke mos i kursyer dhe ata vetë. Pas gati 20 orë rrethimi, më në fund është kapur autori i vrasjes të ndodhur 24 orë më parë në fshatin Podgorie të rrethit të Korçës. Ngjarja e rëndë, e cila startoi rreth orës 17.00 të ditës së hënë, kishte për autor Reshit Adrin. Ky i fundit, duke mbajtur në dorë një armë automatike tip kallashnikov, e ka shkrehur atë mbi banorët e Podgories pikërisht në qendër të fshatit. Fillimisht 53- vjeçari ishte duke udhëtuar me zetor dhe pasi ka zbritur nga mjeti i tij, ka qëlluar mbi bashkëfshatarin e tij, duke e akuzuar se kishte prishur rrugën. Ndonëse viktima Lulëzim Laze nuk ka reaguar, fillimisht vrasësi e ka qëlluar duke e plagosur në këmbë dhe më pas i ka shkrehur automatikun në kraharor. Si pasojë e të shtënave, ka vdekur duke marrë katër plumba Lulëzim Laze, 41 vjeç, i cili edhe pse është transportuar me shpejtësi në spitalin civil të Korçës, nuk ka mundur të shpëtojë duke ndërruar jetë që gjatë rrugës. Bashkë me Lazen, nga të shtënat e pakontrolluara është plagosur edhe një banore tjetër e fshatit. 36- vjeçarja Shpresa Çocka, ndonëse ishte e afërme e autorit, i ka kërkuar këtij të fundit të mos vrasë njerëzit në fshat, por si shpërblim ka marrë disa plumba ku për fat ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka kryer krimin, agresori është larguar, ndërsa menjëherë për kapjen e tij janë vënë forca të shumta policie. Adri njihej nga bashkëfshatarët e vet, si një person me probleme mendore për shkak të depresionit të tij të thellë pas vetëvrasjes së të birit 20- vjeçar disa muaj më parë, gjatë shërbimit ushtarak në Tiranë. Nën efektin e alkoolit, Adri ka shkrehur armën e mbajtur pa leje, duke vrarë një bashkëfshatarin e tij dhe deri në kapjen e tij ai paraqiste rrezikshmëri të lartë për jetën e banorëve të fshatit.
Superoparacioni
Ngjarja e rëndë ka sjellë në juglindje një grup të posaçëm të forcave Renea, të cilët nga mesnata e të hënës kanë qëndruar në vendin e ngjarjes i quajtur Korija e Vakëfit, duke negociuar me vrasësin duke kërkuar të dorëzohej. Agresori pas shkëmbimeve të zjarrit me forcat e policisë para se të mbërrinin forcat Renea, ka qenë mjaft i rrezikshëm duke qëlluar për më shumë se një orë në drejtim të uniformave blu, deri në momentin që është tërhequr në një pyll të cilin e njihte mirë. Ndërkaq, policia e Korçës ka përforcuar edhe me kolegë të tyre të rretheve Devoll dhe Pogradec. Adri, i cili ishte përfshirë nga deliri pasi kishte kujtuar djalin e tij të vdekur, është tërhequr në një kodrinë pranë fshatit të rrethuar nga një pyll i dendur. Në ndihmë të policisë të Korçës kanë ardhur nga kryeqyteti edhe forca të Reneas. E gjithë nata ka kaluar për forcat e policisë mes errësirës dhe të ftohtit ndërsa vrasësi pas të shtënave që vazhduan deri rreth orës 24:00 ka heshtur duke pritur për të dalë në orët e mëngjesit, me armën e tij, me një çantë me fishekë si dhe me një granatë në dorë. Me tu ndeshur me forcat e policisë dhe duke parë se ishte i rrethuar prej tyre, Adri ka kërkuar të negocionte me forcat e policisë. Këto të fundit kanë pranuar dhe në momentin që Adri është afruar për të biseduar, ai është prangosur duke marrë në këtë mënyrë fund aventurae tij tragjike. Aksioni i policisë për kapjen e të kërkuarit drejtohej nga drejtori i policisë së Korçës, Emri Vata, si dhe grupi i djemve të Reneas, që kanë bërë të mundur futjen në kurth, duke mbyllur rrethimin e vendit ku gjendej i kërkuari. I lodhur, i përbaltur, por dhe i dëshpëruar duke qarë 53- vjeçari ka dorëzuar më pas bashkë me armën kallashnikov edhe një armë gjahu si dhe një granatë dore, por dhe një çantë me fishekë.