E Diel, 1 Nëntor 2026

Përvjetori i policisë në Elbasan, dhurata fëmijët e policëve të vrarë

/>Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit priti dje vizita nga qytetarë, drejtues të organeve të pushtetit lokal, të familjarëve të policëve të rënë në krye të detyrës, institucione të ndryshme shtetërore dhe private, bizneseve, etj, në ceremoninë e 96-vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit. Ngritja e Flamurit në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit nën himnin e flamurit dhe të Policisë së Shtetit, vijoi me një aktivitet festiv, ku të pranishëm kanë qenë Nëndrejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit, Ylli Metko, kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini, drejtoresha e përgjithshme e prefekturave, Mimoza Hasekiu, familjarë të policëve të rënë në krye të detyrës, veteranë të policisë, përfaqësues nga biznesi, të rinj e të reja si dhe qytetarë të Elbasanit. Nëndrejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit, Ylli Metko duke folur për arritjet e Policisë në Qarkun e Elbasanit, nderoi të rënët dhe dëshmorët e policisë, si dhe biznesmenë të qytetit, që u dhanë dje nga një dhuratë simbolike në vlerë monetare për të gjithë familjarët e policëve të rënë në krye të detyrës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›