Miratohen kriteret për pranimin oficer
26/03/2005 U miratua dje nga Qeveria vendimi për “Për pranimin e nënoficerëve në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Vendimi ka për qëllim rregullimin ligjor të pranimit si nënoficer aktiv. Plotësimi i këtyre kritereve do të rrisë cilësinë e pranimit dhe aftësitë profesionale të nënoficerëve. Sipas vendimit, ata që aplikojnë për nënoficer, përveç kushteve të përcaktuara në ligjin “Për gradat dhe karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, duhet të plotësojë: Të ketë kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak, të ketë përfunduar Akademinë e Nënoficerëve “Lodewijk Tomson” ose akademi jashtë vendit, të përmbushë testimin shëndetësor, fizik dhe intelektual, shtetaset femra duhet të kenë kryer stërvitjen bazë në Qendrën e stërvitjes “Bunavi”.