Ustai si simbol i identitetit kulturor te muzikes me saze
Nga Vasil Tole
“Laveri i bie gernetes si ne te gjithe, por asnje nga ne nuk i bie si Usta Laveri”. Kjo eshte shprehja e mrekullueshme e gernetareve popullore ne Shqiperi per mjeshtrin, gje qe pohon thelbin e identitetit te spikatur te Usta Laverit ne gjithe muziken iso-polifonike me saze. “T’i biesh si te gjithe” sigurisht qe do te thote qe je pjese e tradites; kurse, kur thua se “asnje nuk i bie si ai”, behet fjale, padyshim, per te rene, te spikaturen e gernetes tingullore te tij ne raport me kete tradite. E pra, pavaresisht kesaj, ne cmojme se vecoria interpretative nuk lidhet vetem me muziken dhe tingullin e vecante te gernetes se tij, ajo eshte shumedimensionale. Nder to, duket se eshte edhe nje lidhje thelbesore e figures njerezore, portretit te Usta Laverit, te gdhendur si me nje dore skulptori, me vete gerneten dhe tingullin e saj. Te gjithe e kemi ne mendje magjine skenike te Sazeve te Permetit, me ne qender Usta Laverin. Kjo gje, ashtu si muzika iso-polifonike qe ai luante, nuk ka ngelur pa terhequr vemendjen edhe te shkrimtarit tone te shquar, Ismail Kadare. Ne nje pershkrim te nje gernetari popullor ne vepren e tij letrare, ne jemi te bindur se portreti i pershkruar nuk eshte askush tjeter pervecse Usta Laveri: "Ishte nje gernetist, qe i binte gernetes, me njerin sy te mbyllur. Ajo ishte veshur me te bardha, nuse, pa mish, pa gjymtyre, pa peshe, nje cope ere e hutuar midis grumbullit te krushqve zhurmetare… dhe perpara saj, disa hapa larg, rrinte ne kembe ai gernetisti me njerin sy te mbyllur. Syri tjeter i tij, i hapur, i veshur me avull, i mpire, i palevizshem, diell qe po shuhet mbi toke, veshtronte ngultas gjithcka, si nga nje lartesi fatale… Ishte si syri i botes". Usta Laveri eshte ne vetvete nje sy artistik qe e pa boten tingullore te muzikes iso-polifonike me saze ne menyren e vet te paperseritshme. Nisur nga keto kendveshtrime, mund te arrijme ne konkluzione dhe perfundime te qarta, si ne rrafshin etnomuzikologjik dhe ate historik, se cfare perfaqeson ky personalitet popullor i kalibrit nderkombetar, ne muziken iso-polifonike shqiptare, ne kete trashegimi kulturore shpirterore te cmuar nga UNESCO edhe si “Kryeveper e trashegimise gojore te njerezimit”? Fillimisht duhet pare i pazgjidhur me ceshtjen e formimit te kultures se re muzikore qytetare te Shqiperise se Jugut, ne fund te shek. XIX-te dhe fillim i shek. XX-te. Ishte kjo kulture muzikore qytetare, e cila u lidh ngushtesisht me formacionin iso-polifonik te sazeve, pasi sazet linden per te mbajtur dhe per te trasheguar me tej nje formule te caktuar te etnogjenezes sone muzikore. Sazet se bashku me drejtuesit e tyre, gernetaret, erdhen natyrshem ne zhvillimet e folklorit muzikor shqiptar (rreth gjysmes se dyte te shek. XIX dhe fillimit te shek. XX), per te luajtur nje nga rolet me te rendesishem ne ruajtjen, propagandimin dhe zhvillimin e tradites muzikore popullore deri ne ditet tona. Ne gati nje shekull, ato kane mundur qe te prezantojne dhe afirmojne muziken e tyre ne boten shpirterore te shqiptareve kudo ku jane, e me tej. Kjo eshte aq e vertete saqe kur studion sazet, sikur ke rrokur ne teresi jeten e folklorit muzikor te qyteteve shqiptare te shek. XX. Pa dyshim qe thelbi i kultures muzikore qytetare iso-polifonike permetare eshte i lidhur sa me konvertimin e formules iso-polifonike te te kenduarit fshatar, por edhe me transferimin e saj ne formacionin qytetar te sazeve, i perbere nga vegla te temperuara si klarinete, violine etj. Ne krahasim me folklorin muzikor fshatar, sazet edhe kendonin edhe luanin me vegla njekohesisht, duke sjelle nje variacion me te madh muzikor te materialit popullor dhe popullarizim mbarekombetar te saj. Te sazet e Permetit te pas viteve 1940, do te veme re se Usta Laver Bariu e persosi plotesisht rolin e tij si marresi me gernete i iso-polifonise popullore shqiptare. Kuptohet se ky proces i filluar ne fillim te shek. XX-te (me mjeshtra si Selim Leskoviku, Bilbil Vlora, Medi Permeti etj.), kulmoi te Usta Laveri dhe sazet e Permetit, duke u shnderruar ne nje kulture teresisht profesionale. Ne kete kuptim, muzika iso-polifonike qytetare permetare, permes sazeve te Usta Laverit, eshte shnderruar ne model te muzikes se sazeve te shek. XX-te. Pikerisht ketu duhet cmuar roli i Ustait edhe si krijues dhe gernetar. Ne sazet e tij, ai perforcoi artistikisht sektoret baze te muzikes iso-polifonike: marresin, preresin dhe ison, dhe brenda tyre ai gjalloi shpirtin e ngrohte te muzikes se re qytetare, pa prishur origjinen e materialeve muzikore popullore. Ishte Ustai, qe e shnderroi klarineten klasike ne nje gernete popullore, duke nxjerre prej saj nje vegel te re. Ky eshte nje aspekt tjeter i gjenialitetit te tij: klarinete nga pamja, gernete nga tingulli! Kete gje, ai e beri permes nje revolucioni te vertete te percjelljeve instrumentale te kengeve popullore, melodive instrumentale, valleve dhe sigurisht te kabate me gernete, si kulmi i shprehjes muzikore te sazeve. Si artist i ndjenjave te thella, Usta Laveri ka qene gjithmone me kembe ne toke dhe me mendje ne qiell, duke konfirmuar muziken e tradites, por dhe duke zbuluar risine. Sazet e Usta Laverit ndikuan se tepermi edhe ne perbashkimin dhe njohjen e ndersjelle te muzikes popullore nga veriu ne jug. Jane te paharrueshme koncertet e Sazeve dhe interpretimet e Ustait ne Shkoder, Berat, Kosove, Elbasan, Durres etj.