Bogdani: Goli im për ty Brian. U prehsh në paqe!
Sulmuesi shqiptar i Kievos ishte i pranishëm në funeralin e Filipit. Sot luhet Siena-Kievo. Erjoni ka luajtur me fanellat e të dyja skuadrave
Erjon Bogdani, protagonisti absolut i Kievos në fitoren 3-1 kundër Xhenoas, takim ku sulmuesi shqiptar realizoi një gol e fitoi një penallti, nuk mund të mungonte kurrsesi në Cervia në funeralin e Brian Filipit, futbollistit 20-vjeçar i Ravenës, i cili vdiq të premten e kaluar si pasojë e një incidenti. Erjon Bogdani nuk mund të mungonte për të shoqëruar Brianin, në udhëtimin e tij të fundit. Pikërisht, golin e tij të parë sezonal në Serinë A, Erjoni ia kushtoi Filipit. Një shpërthim i tij, duke iu drejtuar me duart lart qiellit, një shenjë e qartë si për t’i thënë shpirtit të Brianit: “Ky gol është për ty”.
Në funeralin e Brian Filipit në katedralen e vogël të qytezës bregdetare të Cervias ishin shumë personazhe të botës së sportit. Komplet skuadra dhe drejtuesit e Ravenës, midis tyre edhe disa ish-lojtarë e shokë të Brianit te Ravena, si Zizari, Pivoto, Zekin e Kalci, përfaqësues nga skuadra e moshave të Cervias, në të cilën Filipi kishte milituar përpara së të vishte bluzën verdhekuqe të Ravenës.
Edhe skuadrat e Riminit e Cezënës ishin të përfaqësuara me nga një delegacion lojtarësh. Filipi vdiq gjatë transportimit për në spital, pasi ishte përplasur nga një makinë në rrethrrotullimin e Cervias, pak metra larg shtëpisë së tij, ndërsa ecte përgjatë trotuarit se bashku me shokun e skuadrës e mikun e tij, Stefano Skapini.
Siena-Kievo, derbi i Erjonit
Kështu mund të quhet Siena-Kievo, takim i programuar për të mërkurën në mbrëmje (20:45). Kjo sepse Bogdani ka luajtur për fanellat e të dy ekipeve. Madje shqiptari ka qenë pjesë e bardhezinjve të Sienës përpara se të vishte fanellën verdheblu të Kievos. Bogdani ka luajtur me Sienën në sezonet 2005-2006 dhe 2006-2007, duke shënuar në total 14 gola. Nga Siena shqiptari u transferua te Kievo, ku deri tani ka shënuar 7 gola. Dyshja e sulmit e Kievos pritet të përbëhet nga Granoche-Bogdani.
1 gol
ka shënuar Bogdani në katër ndeshjet e para të këtij sezoni të Serisë A
7 gola
ka realizuar Erjoni deri tani në tre sezone me fanellën e Kievos
58 gola
ka shënuar “Er-Bomber” në kampionatet e niveleve të ndryshme italiane.
22 Shtator 2009