E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, 1384 familjet që marrin tapinë në Kavajë



Ka përfunduar dokumentacioni tekniko-ligjor për një sërë pasurish të tjera të Qarkut të Tiranës, për të cilat është bërë vetëdeklarimi. Gazeta boton sot 1384 emrat e përfituesve, parcelat ndërtimore të të cilëve i përkasin Kavajës. Qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave të Drejtorisë Rajonale, për të tërhequr formularin e pagesës. Ata që janë të interesuar që të shlyejnë detyrimin me bono privatizimi sipas pikave që sanksionon ligji, atëherë duhet të paraqesin pranë drejtorisë edhe një kërkesë. Ligji i legalizimeve lejon që për parcelat brenda vijave të verdha me sipërfaqe 1-300 m2 mund të shlyhet deri në 70% e vlerës me bono privatizimi, kurse mbi këtë sipërfaqe përdorimi i bonos kufizohet deri në 50% të vlerës. Ndërsa për parcelat jashtë vijave të verdha pagesa deri në 70% me bono mund të bëhet për sipërfaqet 1-500 m2.

LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›