Libri i Transparencës, si duhet të plotësohet Formulari i Korrigjimit të Pasaktësive
Formulari do të përdoret vetëm nga maturantët që kanë kontestime për të dhënat
Jonida Tashi
Nëse konstatojnë pasaktësi në të dhënat e tyre, maturantët duhet të plotësojnë formularin e korrigjimeve, që do të publikohet në muajin gusht. Ndërkohë që, para nxjerrjes së këtij formulari, Ministria e Arsimit do të shpërndajë nëpër shkolla Librin e Transparencës, përgatitja e të cilit po shkon drejt përfundimit. Tashmë ky libër është bërë element përbërës i Maturës Shtetërore. Sikurse vitin e kaluar mësimor, edhe këtë vit, Libri i Transparencës do t’u vijë në ndihmë maturantëve për informimin e tyre, pasi në të përshkruhet i gjithë procesi i Maturës Shtetërore dhe pranimeve në universitete.
Libri
Në Librin e Transparencës, çdo kandidat maturant do të gjejë të gjithë elementet përbërës të rezultateve të përfundimit të shkollës së mesme, të provimeve me zgjedhje, preferencat e përzgjedhura prej tij për programet e studimit (degët), që ofrojnë universitetet për vitin akademik 2009-2010. Mbi bazën e elementeve të lartpërmendur, në libër do të pasqyrohen dhe pikët e fituara nga secili maturant për çdo preferencë, të llogaritura në bazë të koeficienteve të përcaktuar nga universitetet. Libri i Transparencës, këtë vit do të botohet për secilin qark me të dhënat e kandidatëve maturantë të shkollave të çdo rrethi. Për secilin rreth do të renditen shkollat e mesme të tij dhe maturantët e çdo shkolle. Nuk përfshihen në Librin e Transparencës, maturantët që rezultojnë mbetës në një nga katër provimet e Maturës. Në Librin e Transparencës secili maturant ka kutinë e tij, ku në rreshtin e parë jepen: Numri rendor; Numri identifikues i maturantit (ID), që e ka shoqëruar gjatë gjithë procesit të Maturës Shtetërore; Emri, atësia, mbiemri, datëlindja; djathtas janë vendosur emërtimi i profilit të shkollës së mesme që ka mbaruar (është një nga 48 profilet e plotësuar në Formularin A1) dhe së fundi numri i këtij profili. Në pjesën majtas janë emërtesat dhe notat e shkallëzuara të pesë elementeve të Maturës Shtetërore, në bazë të të cilave llogariten pikët. Këto elemente janë dhënë jo vetëm me numrin e programit të studimit, por dhe me emërtesën përkatëse.
Preferencat
Në pjesën tjetër të Librit të Transparencës vijohet me preferencat e kandidatit, të renditura siç janë kërkuar prej tij në Formularin A2. Preferencat përmbajnë numrin dhe emërtesën e programit të studimit. Në krah jepen tre koeficientet për secilin program studimi sipas kësaj renditje: I pari: koeficienti i shkollës (KSH); I dyti: koeficienti për provimin e parë me zgjedhje (KZ1); I treti: koeficienti për provimin e dytë me zgjedhje (KZ2). Llogaritja e pikëve të secilit prej kandidatëve bëhet në bazë të kombinimit të formulave të realizuara në një program kompjuterik për programet e studimit pa konkurs dhe për programet e studimit me konkurs (Akademia e Arteve, Akademia e Sporteve, dega e Arkitekturës). Në të dhënat e maturantëve të veçantë mund të ketë preferenca bosh. Kjo do të thotë se maturanti: Nuk e ka zgjedhur atë preferencë, e ka mbushur me 000 në Formularin A2; Nuk ka marrë pjesë në konkursin e atij programi studimi; Ka marrë pjesë në konkurs, por nuk ka fituar pikët e mjaftueshme për kualifikim. Libri i Transparencës është një libër pune, ku secili mund të kontestojë për ndonjë pasaktësi në të dhënat që shikon, por për çdo ndryshim, do të kërkohet dokumentim zyrtar nga drejtoritë arsimore të rretheve.
Hapat për plotësimin e Formularit të Korrigjimit të Pasaktësive
Bashkë me Librin e Transparencës në formë elektronike, do të publikohet dhe Formulari i Korrigjimit të Pasaktësive, që lidhen me të dhënat personale dhe notën mesatare të çdo maturanti. Ky formular është përgatitur për të evidentuar ndryshimet që duhen bërë për një maturant. Formulari do të plotësohet vetëm prej maturantëve që kanë kontestime për të dhënat e tyre në Librin e Transparencës.
Pjesa e parë
Në pjesën e parë është e detyrueshme të plotësohen të dhënat për rrethin, bashkinë/komunën, shkollën dhe ID-në e maturantit. Në çdo kuti shkruhet vetëm një shkronjë ose një numër. Shkronjat duhet të jenë kapitale dhe numri me shifra arabe. Këto të dhëna janë të domosdoshme për identifikimin e maturantit, i cili konstaton pasaktësi në të dhënat e tij.
Pjesa e dytë
Në pjesën e dytë, në seksionin: Si ishte, janë të detyrueshme të plotësohen të gjitha të dhënat: Emri, atësia, mbiemri, datëlindja, nota mesatare (me shifra dhe me shkrim si në Formularin A2). Praktikisht këto të dhëna janë si në Librin e Transparencës. Në seksionin: Si bëhet, do të plotësohen vetëm ato të dhëna ku kërkohet ndryshimi: Për shembull: nëse kërkohet ndryshim tek emri, te rreshti Emri shkruhet si duhet emri i saktë. Mund të ndodhë të kërkohen dy ose më shumë ndryshime: për shembull, edhe datëlindja edhe nota mesatare. Pasi kërkesa për ndryshimet të jetë plotësuar me kujdes, maturanti shkruan emrin, mbiemrin dhe firmos në vendin përkatës. Këto ndryshime që kërkohen nga maturanti duhet të konfirmohen nga mësuesi kujdestar, drejtori i shkollës, si dhe nga drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale ose Zyra Arsimore (DAR/ZA).
Pjesa e fundit
Pjesa e fundit e Formularit të Korrigjimit të Pasaktësive, plotësohet vetëm nga Agjencia e Pranimeve në Universitete (APRIAL). DAR/ZA-të pasi mbledhin të gjithë Formularët e Korrigjimit të Pasaktësive, të plotësuar siç shpjegohet më lart, i përcjellin ato në APRIAL, sipas afateve të përcaktuara nga MASH-i.
23 Korrik 2009