Maskat ekzekutojnë Roland Rexhepin, ish-efektivin e Antidrogës
42-vjeçari njihej si krahu i djathtë dhe truproja e ish-Drejtorit të Policisë, Edmond Koseni
Luan Kondi
Elbasan - Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit në orët e para të së mërkurës, ku një ish-efektiv i antidrogës ka mbetur i vrarë pasi është qëlluar me armë zjarri. Sipas të dhënave paraprake policore, viktima është ish- agjenti, Roland Rexhepi, 42-vjeç, i cili është qëlluar sapo ka dalë këtë mëngjes nga banesa e tij me një breshëri plumbash. Më pas, mësohet se ai ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë nga goditja me armë zjarri. Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia është duke kryer verifikimet e para dhe duke ngritur pistat e mundshme të hetimit. Mbeten të paqarta motivet e ngjarjes, ndërkohë që nuk janë identifikuar ende autorët e saj. Ndërkaq, mësohet se Rexhepi ishte i liruar nga detyra prej disa vitesh dhe punonte si roje sigurimi në stadiumin e qytetit të Elbasanit.
Ngjarja
Shok ka sjellë në Elbasan lajmi se “Doda”, siç njihet ndryshe 42-vjeçari Roland Rexhepi, ka mbetur i vrarë pasi u qëllua nga persona të armatosur në një atentat pranë shtëpisë së tij. Ngjarja ndodhi në orën 06:30 në lagjen “Vullnetari” të qytetit të Elbasanit. Sipas të dhënave policore, nga hetimet e para besohet se kanë qenë të paktën dy persona të armatosur, të cilët hapën zjarr ndaj 42-vjeçarit, pikërisht kur ai po dilte nga banesa e tij. Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia është duke kryer verifikimet e para dhe duke ngritur pistat.
Hetimi
Rexhepi njihej në të gjithë zonën si krahu i djathtë dhe truproja e ish-Drejtorit të Policisë së Qarkut të Elbasanit, Edmond Koseni, në vitet 1998-2001. Ai për vite me radhë ishte aktiv në sektorin e Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit, por prej afro dy vjetësh nuk ishte më në radhët e policisë pasi u bë pjesë e punonjësve të policisë që iu nënshtruan reformës. Roland Rexhepi kishte marrë pjesë në një varg aksionesh policore sidomos në periudhën që policinë e Elbasanit e drejtonte me dorë të fortë Edmond Koseni, i cili më pas u arrestua dhe u shkarkua nën akuzat e shumta për keqtrajtim të shtetasve. Sipas burimeve policore, këto ditë, ai priste të rikthehej në radhët e policisë ndërsa këto kohë po merrej me një biznes privat. Policia ka ngritur pistat e para të hetimit, ku spikat ajo e vrasjes për motive hakmarrjeje për shkak të detyrës.
Vidhet autovetura në një lagje të Durrësit, policia në kërkim të autorëve
Durrës – Në lagjen nr. 2 në qytetin e Durrësit, në orët e vona të natës, nga persona të paidentifikuar është vjedhur autovetura Bens 190 me targë DR7738D në pronësi të 41-vjeçarit Artur K. lindur në Korçë dhe banues në lagjen nr. 12 të Durrësit. Janë kryer veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje. Materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të “Vjedhjes” së parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Automjeti përplaset me motoçikletën, plagosen dy persona
Durrës – Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 62-vjeçarin Faik Hamadani, pasi në aksin rrugor Durrës-Maminas, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, duke drejtuar mjetin veturë të markës Ford me targë DR1438D, është përplasur me një motoçikletë të markës Dajang pa targë. Si pasojë e përplasjës kane mbetur të dëmtuar personat Edmond Alla, i cili ishte drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e tij Aishe Alla. Që të dy ndodhen të shtruar në spitalin e Durrësit për ndihme mjekësore. Materialet procedurale do t’i kalojnë prokurorisë për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” të parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
Policia kap të shpallurin në kërkim për vjedhjen e lokalit Mokra në Pogradec
Korçë – Policia e Korçës ka bërë të mundur kapjen e 20-vjeçarit Elis Guri, lindur dhe banues në fshatin Bletas të Pogradecit, i dënuar edhe më parë për “Vjedhje”, pasi ai ishte shpallur në kërkim nga policia po për vjedhje. Sipas të dhënave policore, ky person ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Pogradecit, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal, sepse ai rezulton të jetë autori i vjedhjes së lokalit “Mokra” në lagjen nr. 1 në Pogradec në datën 3 korrik. Ndërkaq, bëhet e ditur se forcat policore të këtij qyteti kanë mundur të kryejnë edhe ndalimin e personit të shpallur në kërkim Kristo Prifti, për të cilin është bërë konvertimi i gjobës prej 200.000 lekë në 40 ditë burgim, të dhënë me vendimin nr. 189 dt 23.05.2008 të Gjykatës së Korçës për veprën penale të “Kanosjes” parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.
Aksidenti rrugor, kapet në flagrancë shoferi që shtypi kalimtarin 4-vjeçar
Tiranë – Forcat e policisë së Tiranës kanë kryer në flagrancë arrestimin e 30-vjeçarit Sokol Sinani, lindur dhe banues në Tropojë. Arrestimi i tij u krye sepse dy ditë më parë, në segmentin rrugor të Valiasit, duke drejtuar automjetin tip Volksvagen, me targë TR 3708 H, ka aksidentuar këmbësorin 4-vjeçar D. M., i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. U kryen veprimet procedurale dhe materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.
Makina përplaset me biçikletën, vdes një 64-vjeçare
Shkodër – Një aksident me pasojë vdekjen e një 64-vjeçareje ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Shkodrës. Ngjarja rrugore ndodhi mbrëmë në segmentin rrugor të unazës së qytetit të Shkodrës në vendin e quajtur “kryqëzimi i Katedrales” kur një mjeti tip-Foristradë me ngjyrë të zezë me targa BA406E E, që drejtohej nga 30-vjeçari Florian Leka, është përplasur me një biçikletë tip-kineze që drejtohej nga 64-vjeçarja Sadete Cungu. Për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë drejtuesja e biçikletës e cila u transportua me urgjencë në spitalin e Shkodrës. Gjendja e saj e rëndë ka detyruar mjekët ta transportojnë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, por vetëm pak orë më pas ajo ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë. Ndërkohë që hetuesit e aksidenteve paraprakisht dyshuan se përgjegjësi i aksidentit është 30-vjeçari ndaj të cilit u mor dhe masa e arrestit.
Tenton të kalojë rrugën, përplaset nga motori i moshuari
Durrës – Një 73-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi u përplas nga një motor, teksa po përpiqej të kalonte në anën tjetër të rrugës. Aksidenti ndodhi pak para mesditës së djeshme në orën 11:30 në aksin rrugor Ura Dajlanit -Plepa në afërsi të vendit të quajtur Rrota e Kuqe, lagja nr. 13 Durrës Plazh, kur është përplasur nga një motoçikletë tip-Honda me ngjyrë jeshile, 73-vjeçari Daut Arifi banues në lagjen nr. 13 në Durrës. I moshuari u transportua me urgjencë në spitalin e Durrësit, nga ku mësohet se ka marrë fraktura në trup dhe në këmbë. Ndërkohë që policia mbërriti menjëherë për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thanë se drejtuesi i motorit është larguar nga vendngjarja fill pas aksidentit, dhe ende nuk dihet identiteti i tij. Sipas policisë kanë filluar veprimet hetimore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motoçikletës që shkaktoi aksidentin.
Përplasen tre makina me turistë kosovarë
Fushë-Krujë – Një aksident rrugor ka ndodhur dje në aksin rrugor Fushë-Krujë-Mamurras, ku janë përfshirë tre automjete. Ngjarja ndodhur dje pranë fshatit Thumane, tre automjetet të cilat lëviznin në drejtim të Fushë-Krujës janë përplasur me njëri-tjetrën. Sipas policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, në dy nga makinat e aksidentuara ndodheshin turistë kosovarë, por për fat të mirë asnjë i lënduar nuk është regjistruar në këtë aksident. Burime nga policia thanë se nga hetimet e para rezulton se ka qenë një frenim i shpejtë i një prej automjeteve e cila ka pasur me përplasjen e makinave që ndodheshin pas saj.
23 Korrik 2009