Punesimi sezonal, 50 studente te sapodiplomuar punesohen ne bashki
Pas nje faze te gjate seleksionimi, mbeshtetur ne kriteret e pranimit, 50 studente te Universiteteve brenda dhe jashte vendit startuan dje projektin e "Punesimit Veror Sezonal" prane Bashkise se Tiranes. Projekti i Punesimit Veror Sezonal realizohet per te gjashtin vit radhazi ne Bashkine e Tiranes dhe synon perfshirjen e te rinjve ne menyre te qendrueshme ne institucion. Numri i studenteve qe aplikuan kete vit per kete projekt ishte 100 por 50 prej tyre do te kene mundesi te njihen me administraten lokale, te vene ne praktike dijet e marra ne procesin akademik, si dhe te identifikohen si potenciale te mundshem qe pas perfundimit te studimeve te integrohen ne strukturat e administrates lokale. Rama iu uroi mireseardhjen studenteve te perzgjedhur, te cilet do te kalojne nje periudhe pune te rendesishme ne institucionin qe ai drejton, duke zgjedhur ambientet e zyres se informimit publik. Kryebashkiaku vleresoi standardin e larte te komunikimit qe Bashkia e Tiranes tashme e ka bere pjese te imazhit te saj prej shume vitesh. Sipas arsimit perkates studentet do te shperndahen ne departamentet e bashkise perkatesisht ne departamentin ligjor, planifikimin strategjik, planifikimin urban, sherbimet publike, sherbimet sociale etj. Studentet do te pajisen me certifikaten perkatese ne fund te projektit.