Licencimi i mësuesve zgjidh kaosin me diplomat e pamerituara
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Licencë për mësimdhënie: Ky propozim na vjen nga disa drejtime. Pas drejtorit të “Sami Frashërit”, Jovan Kristiqi, këtë ide e shtron edhe drejtoresha e “Edit h Durham”, Luljeta Minarolli dhe e thellon më tej një mësuese gjuhe e “Asim Vokshit”: Figura e mësuesit duhet të shihet nga të gjitha anët, tek ai nxënësi duhet të shikojë modelin e specialistit të fushës e të edukatorit. Mësuesit duhet të përmbushin edhe kritere të tilla si paraqitja, veshja e të mos kenë vese e cene që cënojnë figurën e tyre si dhe marrëdhëniet me nxënësit. Madje, mësuesit mendojnë se licencimi do të shoshisë të gjitha llojet e diplomave e të lëshuara në çdo kohë, e ato të pamerituarat do t i nxjerrë jashtë auditoreve të shkollave vetvetiu. Kështu nuk do të ketë më diskutime të natyrës: “Diplomë UT-je apo e universiteteve të rretheve? E para apo pas 90?”
Drejtoresha e shkollës “Edith Durham”, edhe pse vetë ka diplomë UT-je thotë se nuk i ka paragjykuar asnjëherë mësuesit nga lloji i diplomës. Kur i kërkohet të japë një vlerësim për ta, ajo thotë: “Mësuesit me ish-institute, ata që di unë, kanë përvojë, kanë standarde. Unë njoh mësues që kanë mbaruar universitetin dhe kanë qenë shumë dobët. Për mendimin tim, aftësia e mësuesit nuk është çështje diplome, por është individuale. Mendoj, që, përpara se dikush të quhet mësues, duhet të marrë licencën për mësues, pasi të kalojë një kohë prove. Bota nuk të fut direkt mësues,- thotë Luljeta Minarolli.-Cfarëdo shkolle që të kenë mbaruar mësuesit, në cilëndo kohë, duhet t u nënshtrohen të gjithë provimit të licencimit pa asnjë dallim dhe, kush licencohet, të ketë të drejtën e ushtrimit të profesionit”. Ndërkohë, edhe sipas mësueses së gjuhës shqipe në liceun e gjuhëve të huaja, cilësimi “mësues” duhet dhënë për një mori kriteresh që duhen përmbushur, që nga veshja e mësuesit, pamja e tij, përgatitja psikologjike, pedagogjike e shkencore. “Të gjitha këto duhet të shihen kur të jepet një licencë për mësues: se po shohim mësuese me minifunde, e mësues pijanecë, ka edhe pedofilë”, thotë ajo.
Opinioni: Përcaktuese është diploma si dokument zyrtar
Ndërsa mësuesit me Institute shprehen se nuk është përcaktues titulli i diplomës, të tjerë pohojnë se vetë diplomat me tituj të ndryshëm e kanë bërë të qartë dallimin, se ku është i aftë për të dhënë mësim një mësues. “Ne nuk kemi pse t i kundërvihemi një dokumenti zyrtar, i cili është vendimtar”, thotë një mësuese e gjimnazit “Cabej”. Edhe pse nuk përjashtohet mundësia që mes mësuesve me UT të ketë kontigjente shumë të dobët apo mes atyre me institute, të ketë të përgatitur për të dhënë mësim me sukses edhe në gjimnaze, e përgjithshmja mbetet se janë dy kategori të ndryshme mësuesish. Kur Ministria e Arsimit i “pagëzoi” ndryshe shkollat e larta në rrethe kur ato u themeluan, jo si universitete por institute, padyshim që pati parasysh cilësinë e studentëve që i frekuentonin, ngarkesën dhe programet, stafet akademike të tyre. Por sot, me liberalizimin e pranimeve në shkollat e larta dhe shndërrimin e ish-instituteve në universitete, duhen riparë nga e para vlerat e tyre. Për këtë arsye, akreditimi do të jetë vlerësues për diplomat e ardhshme, por ndoshta nuk mund të konsumojë çështjen e diplomave të mëparshme.
Natyrisht, diploma nuk e bën gjithnjë profesionistin në asnjë fushë, por kur flitet për qëndrime zyrtare në trajtimin e punonjësve të arsimit, gjithnjë referimi bëhet tek dokumenti vendimtar, që sot është diploma.
Zana Orozi, mësuese tek “Bajram Curri”
“Mësuesin e mirë e bën puna jo shkolla”
“Për mua nuk ka ndonjë ndryshim të madh midis mësueses me UT dhe asaj me Institut. Të rejat që janë futur në tekste vitet e fundit, asnjë mësuese nuk i ka pasur gjatë diplomimit. Ato ballafaqohen njëlloj dhe po njëlloj u duhet të adoptohen me risitë. Cilësia e mësuesit dhe përpjekjet që bën çdo ditë janë më përcaktuese se cilësimet e diplomave me institut apo UT. Ato nuk janë tregues i cilësisë së mësuesit. Mësuesin e mirë e bën përvoja, ndërsa shkolla jep vetëm njohuri, por nuk të bën mësues. Lidhur me mësimdhënien në klasën e nëntë, e gjykoj se aty duhet të japin mësim mësuesit më të mirë të shkollës.
Nuk ka pse të japin mësim mësuesit e gjimnazit, pasi derisa ajo u përfshi në ciklin bazë të arsimit, aty duhet të japin mësim mësuesit e këtij cikli.”
Specialistja e DAR, Zhulieta Demi
“Nuk kemi mësues me pedagogjike në klasat e pesta”
Ashtu si klasa e nëntë, edhe kalimi i klasës së pestë në arsimin fillor paraqet një përballje të mësuesve të një cikli me prohrame lëndore që i përkasin një cikli më të lartë. Për këtë arsye, DAR ka menduar që disa lëndë të klasës së pestë t i japin mësuesit e ciklit të lartë të 9-vjeçares, por pjesa më e madhe e lëndëve t u mbetet mësueseve të fillores. Kështu besohet se do të jetë më i lehtë kalimi nga një mësuese e vetme në shumë mësues. Një nga specialistet e DAR, Zhulieta Demi, na dha para disa kohësh këtë informacion:
“Klasa e pestë quhet arsim bazë dhe mësuesit e fillores janë plotësisht në gjendje të japin mësim aty. Në rastet kur vetë drejtorët e shkollave e gjykojnë të arsyeshme -për arsye të kapacitetit të mësuesve që kanë, në klasat e pesta mund të japin mësim edhe mësues të ciklit të lartë. Zakonisht, në klasat e pesta japin mësim katër mësues, por ka edhe raste të formulës mësues cikli+ mësues i gjuhës së huaj. Por mësues me pedagogjike në klasën e pestë nuk ka. Udhëzimi ynë është që këto mësuese të marrin klasa të para e të dyta, por edhe këto janë shumë pak, pasi pjesën më të madhe të tyre i kemi çuar në kopshte”
Lidhur me idenë e drejtoreshës së shkollës “Bajram Curri”, Fatbardha Gostrishti për nevojëm e trajnimit të mësuesve të klasave të pesta e të nënta, përgjegjësja e trajnimeve, Teuta Çobaj, thotë se nuk u takon të merren me trajnimin e mësuesve të këtyre klasave, pasi nuk kanë buxhet. Megjithatë, shton se me grupe të caktuara mësuesish, trajnimi ka nisur që vjet.
Ndërkohë për mësimdhënien në klasën e nëntë, në DAR thonë se “Mësuesit me Institute janë në gjendje të japin mësim në klasën e nëntë dhe kjo bazohet tek programi që kanë bërë në fakultet”. Për këtë arsye, është parë e udhës, që në klasat e 9-ta të japin mësim mësues të ish-8-Vjeçares dhe disa mësues gjimnazi. Në drejtorinë arsimore thonë se janë 15 mësues matematike nga gjimnazet që kanë kaluar në 9-Vjeçare. Kjo lëvizje e tyre shpjegohet jo me paaftësinë e mësuesve të nivelit 9-Vjeçar, por me rënien e numrit të orëve në gjimnaze, edhe pse klasat u bënë nga 50 me 35 nxënës.
Mësuesit të paaftë nuk mund t i hiqet diploma, por vendi i punës
Drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri”: Mësues ka shumë, por të mirë ka pak”
Mësuesve që prej vitesh nuk u është mundësuar vendi i punës, ai realisht u është mohuar. DAR dhe MASH deri sot kanë ecur me politikën sociale që “s mund t i hiqet diploma një mësuesi, sado i paaftë që ai të jetë”, por duke mbajtur të paaftin në punë, ata jo vetëm i kanë hequr të drejtën e ushtrimit të profesionit të aftit, (së paku për pjesën e tyre si shtet) por njëherësh, i kanë hequr të drejtën shoqërisë që financon arsimin, për të pasur mësuesit më të mirë për fëmijët dhe të rinjtë. Pasojat bien mbi vetë shkollat tona dhe mbi formimin e brezave.
Të heqësh mësuesin nga puna, nuk do të thotë se i ke hequr diplomën
Nëse një punonjës punon në sektorin privat, punëdhënësi për arsye profesionale ose joprofesionale, mund ta largojë punonjësin e tij nga puna. I heq vendin e punës, por ama nuk i ka hequr diplomën. E njëjta logjikë duhet të funksionojë edhe për mësuesit: Të pushosh mësuesin nga puna, nuk është si t i heqësh diplomën. Shteti si punëdhënës i tij, nëse është i pakënaqur, ka të drejtë ta largojë. Sidomos, në kushtet kur tregu i mësuesve është shumë më i madh se vendet e punës, kjo duhet bërë patjetër.
Drejtori i gjimnazit Sami Frashëri, thotë për këtë: “Duhet bërë diçka tjetër: Diploma nuk duhet të jetë më e mjaftueshme për të ushtruar profesionin e mësuesit. Ai që do të ushtrojë këtë punë, duhet të licencohet dhe në kohë të caktuara të testohet për performancën e tij. Të ashtuquajturat provime kualifikimi, që janë në fakt provime për t u ngjitur në kategori dhe për të rritur pagën, nuk duhet të jenë fakultative. Ky nuk duhet të jetë aspak një provim formal, por shumë i fortë dhe i detyrueshëm. Të mos funksionojë më si tani, kur shumë mësues që ndihen të paaftë për të përballuar provimin, pranojnë më mirë të qëndrojnë me atë pagë dhe të mos paraqiten fare në provim. Të gjithë t i nënshtrohen me detyrim dhe mësuesit që mbeten, të largohen nga arsimi. Ju thoni se ka shumë mësues të papunë, por shumica e atyre që presin radhën, sapo t u thuash “Jepni mësim te Sami Frashëri ” , tërhiqen menjëherë, sepse ndihen të paaftë për ta përballuar nivelin e këtij gjimnazi”. Pra, mësues ka shumë, por mësues të mirë ka pak”, përfundon ai.
Ka papunësi? Të na nxjerrin në pension më parë
Zv/drejtoresha Suzana Prençi
Suzana Prençi, ndëndrejtoresha e shkollës 9-Vjeçare, “Skënder Çaçi” thotë se problemi i papunësisë së madhe të mësuesve mund të zgjidhet deri diku duke ulur moshën për pension të mësuesve. “Të bëhet siç ka qenë; gratë të dalin 50 vjeç dhe burrat 55,- thotë ajo.- Mësuesi mbi moshën 55 vjeç nuk ka më rendiment, është i lodhur, e ka mbyllur karrierën e tij. Ulja e moshës së pensionit do t u hapë më tepër rrugë mësueve të rinj”.
Këndi i vetëkorrigjimit
Gabime gramatikore nga numri i djeshëm i speciales sime për esetë
Ishte
Dhimbja e dashurisë, Vetmia pas një ndjarjeje, Kujtimet e dashurisë së parë
Duhet
Dhimbja e dashurisë…Vetmia pas një ndarjeje…Kujtimet e dashurisë së parë…
Ishte
…sociologët i bien kambanave…
Duhet
..sociologët u bien kambanave…
Ishte
Nuk jam dakord,- thotë ajo. Maksimumi…
Duhet
Nuk jam dakord,- thotë ajo. -Maksimumi…
Ishte
Pasi dëgjojmë për një temë të tillë hartimi…
Duhet
Pasi dëgjojmë për një temë të tillë “hartimi” …
Ishte
…temat e ciklit të 9-Vjeçares…
Duhet
…temat e ciklit të 9-vjeçares…
Ishte
…ata që i kanë përpiluar vetë ato, zor se do të shkruanin dot vetë një të tillë
Duhet
…ata që i kanë përpiluar vetë, zor se do ta shkruanin dot një të tillë
Ishte
Ndërsa drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Edit u Durham” u shpreh …
Duhet
Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Edit u Durham” u shpreh …
Ishte
…nxënësit që i takon më tepër nuk ia jepë hakën
Duhet
…nxënësit që i takon më tepër, nuk ia jep hakën
Ishte
…e detyronin nxënësin të shkruante në një mënyrë të vetme, kërkonte prej tij të bënte krijimtari artistike, kishte ose jo të prirje.
Duhet
…e detyronin nxënësin të shkruante në një mënyrë të vetme, që kërkonte prej tij të bënte krijimtari artistike, kishte ose jo prirje.
Përveç këtyre janë edhe një numër rastesh ku mungon presja
Ky lajm është publikuar: 21/01/2009